Lajme Zone
Liga e Kombeve, pse është i rëndësishëm vendi i parë në grup për Shqipërinë? Të martën kundër San Marinos
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Liga e Kombeve, pse është i rëndësishëm vendi i parë në grup për Shqipërinë? Të martën kundër San Marinos

Shqipëria e nisi Ligën e Kombeve duke fituar 2-0 kundër Bjellorusisë, por ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për objektivin që është vendi i parë.

Pas ndeshjeve të para në grupin 1 të Ligës C Shqipëria ndan kreun me Finlandën, por këta të fundit falë fitores tenistie 0-7 kundër San Marinos kanë golavarazhin më të mirë. Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë më 29 shtator në transfertë kundër San Marinos. E rëndësishme nuk është vetëm fitorja, por edhe golavarazhi, pasi mund të ndikojë për të përcaktuar në fund vendin e parë në grup. Në Ligën e Kombeve vendi i parë në grupin e Ligës C siguron automatikisht ngjitjen në Ligën B, ndërsa vendi i dytë bën ‘play-off’ me vendin e tretë të një grupi nga Liga B. Vendi i parë është gjithashtu shumë i rëndësishëm, pasi të jep shanse për t’u kualifikuar në Evropian përmes ‘play-off-it’. LEXO EDHE:'Duam vendin e parë në grup', Manaj e Ismajli: Vuajtëm vetëm minutat e para! Rikthimi pas 2 vitesh, Berisha: Emocion si herën e parë Ne.k./P.J/Shqiptarja.com TAG: kombetarja shqiptare Liga e Kombeve finlande Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 55.6% Jo 37.8% Disi 6.6% Vota total: 1025 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?