Lajme Zone
Liga e Kombeve, pse është i rëndësishëm vendi i parë në grup për Shqipërinë? Të martën kundër San Marinos
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Liga e Kombeve, pse është i rëndësishëm vendi i parë në grup për Shqipërinë? Të martën kundër San Marinos

Shqipëria e nisi Ligën e Kombeve duke fituar 2-0 kundër Bjellorusisë, por ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për objektivin që është vendi i parë.

Pas ndeshjeve të para në grupin 1 të Ligës C Shqipëria ndan kreun me Finlandën, por këta të fundit falë fitores tenistie 0-7 kundër San Marinos kanë golavarazhin më të mirë. Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë më 29 shtator në transfertë kundër San Marinos. E rëndësishme nuk është vetëm fitorja, por edhe golavarazhi, pasi mund të ndikojë për të përcaktuar në fund vendin e parë në grup. Në Ligën e Kombeve vendi i parë në grupin e Ligës C siguron automatikisht ngjitjen në Ligën B, ndërsa vendi i dytë bën ‘play-off’ me vendin e tretë të një grupi nga Liga B. Vendi i parë është gjithashtu shumë i rëndësishëm, pasi të jep shanse për t’u kualifikuar në Evropian përmes ‘play-off-it’. LEXO EDHE:Kristjan Asllani ndëshkon Bjellorusinë nga pika e bardhë e penalltisë, momenti i golit! Tifozët kuqezi shpërthejnë në festë (VIDEO) Ne.k./Shqiptarja.com TAG: kombetarja shqiptare Liga e Kombeve finlande Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 56.3% Jo 37% Disi 6.7% Vota total: 945 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?