Lajme Zone
Liga e Kombeve/ Bind Italia e Mancinit, 3 pikë me Turqinë dhe merr vendin e dytë! Franca, katër gola në 14 minuta dhe përmbys Belgjikën
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Liga e Kombeve/ Bind Italia e Mancinit, 3 pikë me Turqinë dhe merr vendin e dytë! Franca, katër gola në 14 minuta dhe përmbys Belgjikën

Emocione dhe spektakël në ndeshjet e Nations League. Franca përmbys Belgjikën dhe fiton 4-1, ndërsa Italia jep një tjetër provë bindës me fitoren 3- ndaj Turqisë duke marrë vendin e dytë në grup. Sonte Kroacia pret Spanjën dhe Anglia sfidohet nga Çekia.

Italia e Roberto Mancinit është rikthyer te fitorja në shtëpi, 10 ditë pas humbjes ndaj Belgjikës dhe vërshëllimave të të gjithë stadiumit. Zikaltrit kanë vijuar serinë e rezultateve pozitive duke marrë një fitore të pastër 3-1 ndaj Turqisë, vetëm pak ditë pas barazuan në Francë dhe fituan në Turqi. Pas këtij rezultati, skuadra italiane ka grumbulluar shtatë pikë dhe futet bindshëm në lojë për të kaluar në ccerekfinalet e Ligës së Kombeve. Sfidën e luajtur në Bolonja ‘të kaltrit’ e zhbllokuan në minutën e 26-të me Gianluca Scamacca, duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë. LEXO edhe...Sot sfida me San Marinon, rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’ do të bllokohen që prej orës 17:00! Ja plani i masave Turqia u rikthye në lojë në minutën e 61-të, duke barazuar përkohësisht me Aral Simsir, por Italisë iu deshën vetëm 3 minuta për të rimarrë avantazhin me një gol të Riccardo Calafiori, ndërsa në minutën e 87-të, Francesco Pio Esposito vulosi përfundimisht rezultatin në 3-1. Sfida tjetër e grupit 4 të Ligës A u luajt në Paris mes Francës dhe Belgjikës. Olise hyri nga stoli për të frymëzuar ‘Gjelat’ drejt një fitoreje 4-1 ndaj ‘Djajve’ në Ligën e Kombeve, duke i dhënë Zinedine Zidane fitoren e parë në shtëpi që kur mori drejtimin e ekipit. Belgët ishin shumë pranë fitores së parë zyrtare ndaj “Les Bleus” në 45 vjet, pasi me golin e Dodi Lukébakio në minutën e 35-ë kryesuan sfidën deri në të 77-ën. Vendasit e përmbysën ndeshjen me një finish të fortë, duke shënuar katër herë në 14 minuta për t'iu afruar më shumë çerekfinaleve. Désiré Doué barazoi rezultatin për Francën në minutën e 77-të, përpara se Olise të jepte një asist për Rayan Cherki duke i dhënë epërsinë katër minuta më vonë. Olise më pas e vendosi rezultatin përtej çdo dyshimi me një dygolësh, në minutat 88 dhe 91. Me këtë fitore pas 4 ndeshjeve, Franca kryeson grupin e hekurt me 10 pikë, e ndjekur nga Italia me 7 dhe Belgjika me 6. Turqit janë në fund me 0 pikë pas 4 humbjeve. Për Ligën A sonte duke filluar nga ora 20:45 luhen 2 raundi i katërt i i grupit 3 me Kroacinë që pret Spanjën dhe Anglia që sfidohet nga Çekia. Sa i përket sfidave në Ligën B të luajtura mbrëmjen e së hënës dallon fitorja e Hungarisë me Ukrainën 1-2 apo edhe trepikëshi i marrë nga Bosnja në shtëpi ndaj Polonisë. K.T./ReportTv.al Liga e Kombeve Italia Franca Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.5% Jo 21.7% Nuk e di 6.8% Vota total: 2760 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?