Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi se Liceu francez në Korçë, do të jetë institucion publik, në të cilin do ketë mësues shqiptarë dhe francezë.
Në Komisionin për Ekonominë, Financat dhe Punësimin, Kumbaro u shpreh se investimi fillestar do të jetë 200 milionë lekë, ose 2 milionë euro.
Sipas ministres, brenda kampusit do të ketë mensë dhe konvikt. “Liceu do të ketë mësues shqiptarë dhe francezë. Fondet nga buxheti i shtetit janë të përcaktuar, sipas një metodologjie. Tarifat nga shtetasit e huaj, kontributet financiare dhe të ardhura nga burime të tjera të ligjshme. Investimi fillestar është 200 milionë lekë, ose 2 milionë euro. Pjesa tjetër e infrastrukturës është e siguruar nga burime të tjera. Brenda kampusit, do jetë mensa, konvikti, sipas marrëveshjes do mbulohet nga Bashkia Korçë. Liceu do e nisë me 120 nxënës në vitin e parë, dhe do rritet me 360 nxënës në vitin e pestë. Kostoja për nxënës, me kapacitet të plotë, është 890 mijë lekë në vit. Moduli ka dy kurrikula, do ketë mësues shqiptarë dhe francezë, do ketë laborator shkencor”, theksoi ajo./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet mirela kumbaro
