Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës thikë në zonën e Shëngjinit. Ngjarja është regjistruar në rrugën e Kunës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në plagosjen e tij. Renato Leka ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. LEXO edhe...Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë. Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. lajm në përditësim... K.M/E.H/ReportTv.al plagosje me thike Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 68.9% Jo 27.7% Disi 3.4% Vota total: 736 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?

