Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lezhë/ Me makinë të blinduar dhe pistoletë, 41-vjeçari nuk i bindet Policisë, kapet pas ndjekjes! I vëllai në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci (VIDEO)


Arben Mhillaj u arrestua pas disa minutash ndjekje, pasi nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar. Në makinën e blinduar iu gjet një pistoletë me fishek në fole, ndërsa vëllai i tij, Florin Mhillaj, është në kërkim për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

LEZHË- Arben Mhillaj, 41 vjeç, po lëvizte me një makinë të blinduar mbrëmjen e 26 gushtit në fshatin Torovicë, kur refuzoi urdhrin e efektivëve të policisë për të ndaluar. Patrulla e policisë i bëri me shenjë të ndalonte, por 41-vjeçari vijoi të lëvizte më shpejtësi dhe nuk ndali ndonëse policia iu vu nga pas. Disa minuta ka zgjatur ndjekja e Mhillajt, i cili u kap në fshatin Malecaj të Lezhës. Brenda mjetit policia gjeti një armë zjarri me fishek në fole, e cila është sekuestruar bashkë me makinën e blinduar. Po ashtu, Mhillaj gjatë ndjekjes nga Policia hodhi edhe një krehër me fishekë. Mhillaj nuk është një emër i panjohur për blutë. Ai rezulton me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. LEXO EDHE:Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë! Punimet do të përfjnë brenda 2030-ës (VIDEO) Ndërsa vëllai i tij Florin Mhillaj, bashkë me dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e çiftit Kreshnik e Gentjana Mujeci për gjakmarrje më 27 prill. "Nga strukturat për hetimin e krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Unaza”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi: -Arben Mhillaj, 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë, Lezhë. Ky shtetas u lokalizua në fshatin Torovicë, duke qarkulluar me një automjet të blinduar. Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Pas disa minutash ndjekjeje, në fshatin Malecaj, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i blinduar, 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe krehri i saj me disa fishekë, të cilat drejtuesi i automjetit i hodhi në tokë gjatë ndjekjes nga Policia", njofton Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: Florin Mhillaj Arben Mhillaj Lezhe Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Turi: 27/08/2026 14:16 I marin blindin qe ta vrase hasmi,kaq e thjesht eshte. Tani na 1 moralist qe do na jap mend,qe ku vete me pistolet me vete e keto broçkulla qe duhet ti din kontkstin ti thon. Jan ne gjak dhe shteti ka bere sehir,qekur i vran baban e tani qe vran keta shteti ri kot,dhe tani kaq blinden si trofe. Blinda e ruan shteti e vret Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.8% Vota total: 3473 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?