Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lëvizte me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Dy familjarët kundërshtojnë policinë gjatë kontrollit të banesës (VIDEO+EMRI)


Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në automjet. Dy familjarë të tij janë proceduar penalisht pasi kundërshtuan efektivët gjatë kontrollit të banesës.

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, pasi gjatë një kontrolli në makinën me të cilën udhëtonte iu gjetën një pistoletë dhe municion luftarak. I arrestuari është Saverjo Daci banues në kryeqytet, i cili u ndalua nga efektivët e Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Kastriotët”, pas informacioneve të siguruara nga policia. LEXO edhe...I dënuar për vjedhje me armë e dhunë, arrestohet në Vorë 41-vjeçari i rrezikshëm! I gjendet armë zjarri dhe jelek anti-plumb (EMRI) Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët zbuluan armën e zjarrit dhe municionin, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Pas arrestimit të 20-vjeçarit, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij, ku dy familjarë, A. D., 51 vjeç, dhe L. D., 23 vjeç, kundërshtuan punonjësit e policisë, duke tentuar të pengonin kontrollin. Të dy u proceduan penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al Saverjo Daci arme zjarri Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.4% Veliajn 31.7% Asnjërin 19.9% Vota total: 186 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?