Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se mbante pa leje një armë zjarri dhe qarkullonte i armatosur.
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Informacioni”, pas të dhënave se 30-vjeçari mbante armë zjarri.
Në pranga ka rënë shtetasi H. K., 30 vjeç, banues në Durrës. Ai u kap në flagrancë në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 11, Durrës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Gjatë kontrollit, në çantën marsup të 30-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me municion luftarak.
Në apartament ndodhej edhe një 28-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

