Lajme Zone
"Lëvizjet studentore janë fundi i një bote", a është transferimi i Veliajt në Fier një mesazh politik?
PolitikëPolitiko

"Lëvizjet studentore janë fundi i një bote", a është transferimi i Veliajt në Fier një mesazh politik?

“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”. Me këtë mesazh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, komentoi protestat studentore, duke u pozicionjuar qartazi krah të rinjve që kërkojnë largimin e Ramës. Por, ndërsa mesazhi i tij i drejtohej qeverisë, e cila gjendet prej 16 ditësh përballë protstave studentore, Erion Veliaj është transferuar befasisht nga b

“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”. Me këtë mesazh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, komentoi protestat studentore, duke u pozicionjuar qartazi krah të rinjve që kërkojnë largimin e Ramës. Por, ndërsa mesazhi i tij i drejtohej qeverisë, e cila gjendet prej 16 ditësh përballë protstave studentore, Erion Veliaj është transferuar befasisht nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Transferimi është vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe, sipas informacioneve paraprake, nuk është kryer me kërkesë të vetë kryebashkiakut. Deri më tani, nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të këtij vendimi.

Veliaj mbahej në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm