Lajme Zone
Lëvizje në Policinë e Shtetit, Kastriot Skënderi emërohet drejtor i Policisë së Elbasanit
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Kastriot Skënderi emërohet drejtor i Policisë së Elbasanit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka miratuar disa ndryshime në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit, bëjnë me dije burime për Euronews.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka miratuar disa ndryshime në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit, bëjnë me dije burime për Euronews. Kastriot Skënderi është emëruar drejtor i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ndërsa Luigj Vathi do të drejtojë Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë. Kastriot Skënderi ka një përvojë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa poste drejtuese ndërsa do të zëvendësojë në këtë detyrë Fatmir Hoxhën. Ndërkohë, Gëzim Zhupaj, i cili prej rreth dy vitesh ka mbajtur detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve, Zhupaj pritet të marrë detyrën e shefit të sektorit në strukturat qendrore të Policisë. Ndryshimet pritet të zyrtarizohen në vijim. Kastriot Skënderi