Nuk është e lehtë të kuptosh se çfarë është më e dobët në letrën që Erion Veliaj i ka drejtuar Edi Ramës, përmbajtja apo mënyra se si është shkruar ajo. Një tekst që pretendohet të jetë një dëshmi personale, një aktakuzë politike dhe një apel për dinjitetin njerëzor, përfn si një grumbull shënimesh të çrregullta, pa strukturë, pa koherencë dhe pa atë minimumin e disiplinës intelektuale që duhet të ketë një njeri që ka ushtruar funksione të rëndësishme publike. Plas në PS, Veliaj kërkon dorëheqjen e Ramës: Unë nuk kam organizuar protestat 2 Nëntor, 17:39 Leximi i saj të krijon përshtypjen e një detyre shkolle të shkruar me ngut, ku autori ka shumë dëshirë të thotë diçka, por nuk arrin të ndërtojë as një mendim të plotë, as një argument dhe as një rrëfim që të ketë fillim, zhvillim e përfundim. Shkurtesa misterioze, iniciale të pashpjeguara, fjali të hedhura pa lidhje të qartë me njëra-tjetrën dhe një mënyrë rrëfimi që të detyron të hamendësosh se kush është kush dhe çfarë ka ndodhur, e bëjnë tekstin një shembull të keq të komunikimit publik.
Letra e shkruar nga Erion Veliaj Por më interesante se dobësia gjuhësore është varfëria e mendimit që shfaqet pas saj. Veliaj përpiqet të bindë socialistët se nuk po kërkon privilegje, por në të njëjtën kohë e ndërton gjithë ankesën e tij rreth faktit se nuk i është dhënë ajo që ai e konsideron trajtim të veçantë. Flet për dinjitetin, por nuk arrin të dallojë dinjitetin njerëzor nga kërkesat personale për mënyrën se si duhet të trajtohet në institucionin ku mbahet në paraburgim.
Pastaj vjen pjesa më e çuditshme, ajo ku një ish-kryetar bashkie, i cili për vite me radhë ka qenë në qendër të vendimmarrjes publike, i drejtohet kryeministrit me një gjuhë që ngjan më shumë me një ankesë korridori sesa me një argument politik. Nuk ka një analizë, nuk ka një renditje të fakteve, nuk ka një përpjekje serioze për të ndërtuar një argument. Ka vetëm indinjatë personale, vetëviktimizim dhe një përpjekje të dukshme për ta kthyer një çështje individuale në një problem të madh politik. Kurthi i Veliajt, Rama duhet të mos bjerë në grackën e kryebashkiakut që e mbajti në pushtet 2 Nëntor, 17:51 Në fund, Veliaj i kërkon Ramës të nxjerrë një provë të vetme për pretendimet e tij. Edhe këtu, në vend që të ndërtojë një argument, zgjedh të bëjë një sfidë retorike, sikur një postim në "Facebook" të ishte gjykatë dhe sikur një debat me kryeministrin të zëvendësonte procedurat ligjore.
Nuk është e nevojshme të jesh shkrimtar për të shkruar një letër të kuptueshme. Nuk është e nevojshme as të kesh ndonjë talent të veçantë politik për të ndërtuar një argument. Por duhet të kesh një minimum qartësie në mendim, një minimum organizimi dhe, mbi të gjitha, aftësinë për të kuptuar se çfarë po kërkon të thuash. Mesazhe të koduara në takimin me Veliajn?/ Reagon ministri Gogu, ja çfarë ka ndodhur 2 Nëntor, 15:32 Në këtë letër, këto elemente mungojnë në mënyrë të habitshme. Dhe kjo është ndoshta pjesa më domethënëse e gjithë historisë. Një njeri që për vite me radhë është përpjekur të shesë imazhin e politikanit modern, të komunikuesit të shkëlqyer dhe të menaxherit që di të ndërtojë çdo ditë një histori për veten, sot na paraqet një tekst që nuk arrin as të organizojë mendimet e autorit të tij. Erion Veliaj, kundërshtari imagjinar i Edi Ramës dhe opozita që po i shërben lojës së tij
31 Tetor, 17:33 Veliaj duket se ka pasur gjithmonë më shumë talent për të prodhuar imazhe sesa për të prodhuar mendime. Kjo letër është një dëshmi e pakëndshme e këtij kontrasti./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

