MPB Maqedoni njofton se dje (27.09.2026) në orën 16:00 në rr. “Slavej Planina” ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.S. (25) dhe një këmbësori të mitur nga Shkupi."Nga ky aksident, lëndime ka pësuar këmbësori i cili me automjetin e ndihmës së shpejtë është transportuar në Qendrën e Urgjencës “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore". "Është njoftuar prokurori publik dhe sipas udhëzimeve të tij automjeti është konfiskuar për shkak të kryerjes së veprës penale sipas nenit 297-a nga shoferi B.S., ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.

