VLORË- Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Vlorës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë, tërmeti është regjistruar më 30 gusht 2026, në orën 00:35, me epiqendër në Vergo, Vlorë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 17.6 kilometrash. Lëkundje ka patur më vonë edhe në Gjirokastër, por më të lehta se në zonën e Vlorës. Deri tani nuk raportohen probleme në zonat ku janë regjistruar lëkundjet sizmike./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet gjirokastervlore

