Një objekt me 5 kate pa leje, në ndërtim e sipër vetëm disa qindra metra larg bregdetit në Qeparo, shkriu Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit në Himarë dhe vuri para përgjegjësisë penale, edhe uniformat blu. Ndërtesa sot është e shembur, pas ndërhyrjes së IKMT-së, por pasojat po bien mbi personat që mbyllën sytë teksa objekti shtonte një e nga një katet. Sipas deklarimeve të pronarit, punimet nisën në dhjetor të 2025-ës, fillimisht një objekt 2 katësh, njëri nëntokë, për të cilën 39-vjeçari Lulzim Bujari nga Tirana, aplikoi për leje legalizimi. Por ndërkohë, sipas IKMT, ai ka vijuar me ndërtimin brenda pak ditëve të 3 kateve të tjera dhe çuditërisht, ndërtesa u zbulua vetëm së fundmi nga shërbimet e policisë së Himarës, të cilat arrestuan pronarin. LEXO EDHE:Zjarr në katin e 5-të të një pallati në Sarandë, ambienti përdorej si lavanderi! Zjarrfikësja reagon shpejt, shmanget përhapja e flakëve Të parët që u dyshuan për shpërdorim të detyrës, kryeinspektori i IMT-së së Himarës, Dorjan Hoxha dhe dy vartësit e tij, Mateo Koshi e Andi Hoxha, të cilët duhej të mbronin territorin në zonën e Qeparosë. Të tre janë shpallur në kërkim. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore hapi gjithashtu një hetim dhe gjeti me përgjegjësi zinxhirin komandues të strukturave policore të Komisariatit të Himarës. Katër punonjës po hetohen për shpërdorim të detyrës, dy ranë në pranga, dhe dy janë shpallur në kërkim. Në krye qëndron Ferit Merkaj, i cili në kohën kur objekti pa leje ka nisur të ndërtohet, ishte shefi i komisariatit të Policisë së Himarës. AMP e shpalli në kërkim, ndërsa aktualisht është shef i seksionit të trafiqeve në policinë e Vlorës. Ish-drejtuesi nuk është gjetur në banesën e tij dhe, pavarësisht njoftimeve ende nuk është paraqitur pranë strukturave përkatëse. Emiljano Prenga, u arrestua. Ai ka pasur detyrën e shefit të krimeve në Himarë, sot Shef i Krimeve në Divjakë. Klodian Petani, gjithashtu i arrestuar, ishte specialist i hetimit të krimeve në komisariatin e Policisë së Himarës, sot me të njëjtën detyrë në Vlorë. Në kërkim vijon të jetë edhe specialisti i zonës në policinë e Himarës, Redin Çaushaj. I gjithë zinxhiri komandues në kohën kur u ngrit pa leje ndërtesa 5 katëshe, u pezullua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita. Ndërtimet pa leje pranë bregdetit, siç ishin disa raste të zbuluara verën e vitit të kaluar në Dhërmi e Jalë, pasuan vendimin e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo, për të shkrirë IMT-në, e dyta herë tashmë me rastet e fundit, brenda 1 viti. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: lulzim bujari redin caushaj Ferit Merkaj Klodian Petani Emiljano Prenga AMP Vlore qeparo Dorjan Hoxha mateo koshi andi hoxha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.9% Jo 48.4% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 2314 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
