Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Apeli ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj, duke ndryshuar masën e sigurimit ndaj tij nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. Po ashtu mësohet se vendimi është dhënë nga gjyqtarja Natasha Mulaj. Ish-drejtuesi i Policisë u ndalua më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën dyshimet për shpërdorim detyre lidhur me ndërtimet pa leje në zonën e Sarandës dhe Ksamilit. LEXO EDHE:Pësuan djegie të shumta gjatë zjarrit në Hotel Brooklyn në Vlorë, 25-vjeçarja në gjendje të rëndë, nën monitorim një 30-vjeçar Bashllari u arrestua bashkë me 3 inspektorë të tjerë të Policisë së Sarandës dhe në 19 maj të vitit 2026, Gjykata e Sarandës caktoi masën e ‘arrestit me burg’ ndaj Gëzim Bashllarit dhe Robert Cullajt, ndërsa për Ajdin Islamajn dhe Andi Duron u vendos masa “arrest në shtëpi”. Arrestimi i tyre lidhej drejtpërdrejtë me ndërtimin pa leje të beach barit Copacabana, i cili u shemb nga IKMT në 18 maj. Kryepolici i Sarandës dhe varësit e tij kishin lejuar ndërtimin pa leje të beach barit, nën dyshimet për ryshfet. Lidhur me ndërtimin pa leje të ‘Copacabana’ u pezullua nga detyra edhe shefi i Krimeve në Sarandë, Blerim Tafçiu. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/Shqiptarja.com TAG: gjykata e apelit Gezim Bashllari Ksamil ndërtimet pa leje Vlore sarande Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.4% Social media 16.9% Vota total: 2439 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
