Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Legalizimet, nis numërimi mbrapsht/ ASHK: Procesi mbyllet në 2028. Ritëm rekord


TIRANË- Procesi i legalizimeve në Shqipëri parashikohet të përmbyllet brenda dy viteve.

TIRANË- Procesi i legalizimeve në Shqipëri parashikohet të përmbyllet brenda dy viteve.

Ky është afati i dhënë nga drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në nënkomisionin për për Auditimin e Sektorit Publik.

Sipas kreut të ASHK, procesi i legalizimeve ka shënuar rezultatet më të mira që nga krijimi i ASHK-së, me 17,396 vendime të miratuara vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Sipas drejtores së Ashk-së vështirësi po hasin sidomos në regjistrimin e tokave bujqësore për shkak të hartave.

ASHK ka përfunduar digjitalizimin e 54 milionë fletëve të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe 4.3 milionë kartelave, ndërsa deri në fund të vitit 2026 pritet të përfjë edhe digjitalizimi i hartave./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet