Lajme Zone
EkonomiEuronews Albania

Legalizimet dhe punësimi, komunitetet rome dhe egjiptiane kërkojnë më shumë mbështetje në Korçë


Legalizimet, punësimi, arsimi dhe ruajtja e zanateve tradicionale janë disa prej problematikave të ngritura nga përfaqësuesit e komuniteteve rome dhe egjiptiane në Korçë. Gjatë një takimi me përfaqësues të institucioneve vendore, ata kërkuan më shumë mbështetje dhe angazhim institucional për zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen.

Legalizimet, punësimi, arsimi dhe ruajtja e zanateve tradicionale janë disa prej problematikave të ngritura nga përfaqësuesit e komuniteteve rome dhe egjiptiane në Korçë. Gjatë një takimi me përfaqësues të institucioneve vendore, ata kërkuan më shumë mbështetje dhe angazhim institucional për zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen. Punësimi mbetet një tjetër problem, veçanërisht për anëtarët e komunitetit egjiptian, të cilët kërkojnë më shumë mundësi për integrimin në tregun e punës. Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi, garantoi mbështetjen e institucionit për adresimin e problematikave të ngritura. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore, me synim diskutimin e problematikave dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete për komunitetet rome dhe egjiptiane në Korçë.