Lajme Zone
"Le Monde": Protestat tronditin pushtetin e Ramës, Kryeministri në dëshpërim
PolitikëPamfleti

"Le Monde": Protestat tronditin pushtetin e Ramës, Kryeministri në dëshpërim

Ky vend ballkanik me 2,3 milionë banorë është përfshirë që prej muajit maj nga protesta të përditshme kundër qeverisë. Deri atëherë paqësore, protestat morën një kthesë të dhunshme më 13 tetor, kur mijëra studentë iu bashkuan lëvizjes. Protestuesit denoncojnë reagimin “joproporcional” të forcave të rendit, të cilat përdorin automjete me ujë me presion, plumba gome dhe gaz lotsjellës, si dhe përshkruajnë një klimë “terrori”.

Foto nga protestat Protestat kundër qeverisë po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri, ndërsa kryeministri Edi Rama po përballet me presionin në rritje të lëvizjes studentore. Gazeta franceze Le Monde shkruan për ashpërsimin e masave policore, arrestimet dhe gjobat e rënda ndaj protestuesve, duke pasqyruar edhe akuzat se kreu i qeverisë po kërkon çdo mjet për të shtypur një revoltë që nuk po shuhet. Lëvizja protestuese kundër qeverisë nuk po dobësohet në Shqipëri, pavarësisht represionit policor në rritje. Të hënën, më 2 nëntor, studentët dolën sërish në rrugët e Tiranës, kryeqytetit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kushte më të mira jetese dhe për të protestuar kundër korrupsionit. Dy javë më parë, pedagogët e universiteteve iu bashkuan lëvizjes në shenjë solidariteti, duke mbështetur bojkotin e mësimit.

Ky vend ballkanik me 2,3 milionë banorë është përfshirë që prej muajit maj nga protesta të përditshme kundër qeverisë. Deri atëherë paqësore, protestat morën një kthesë të dhunshme më 13 tetor, kur mijëra studentë iu bashkuan lëvizjes. Protestuesit denoncojnë reagimin “joproporcional” të forcave të rendit, të cilat përdorin automjete me ujë me presion, plumba gome dhe gaz lotsjellës, si dhe përshkruajnë një klimë “terrori”.

Përballë shtimit të dëmtimeve të ndërtesave publike dhe private, si dhe përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, kreu i qeverisë njoftoi masa të reja ligjore për t'i “dhënë fund dhunës dhe anarkisë urbane”.

Gjoba të rënda, që mund të arrijnë deri në 500 mijë lekë (5 500 euro), do të vendosen ndaj atyre që kryejnë akte dhune ose plaçkitjeje në hapësira publike, apo që “fshehin identitetin” e tyre, por edhe ndaj “çdo personi që zgjedh të qëndrojë në një turmë”. Kjo ka ngritur shqetësime se masat mund të ndëshkojnë edhe protestues që nuk kanë kryer personalisht asnjë akt dhune.

Ndërsa paga mesatare mujore në Shqipëri arrin në 930 euro bruto, Edi Rama deklaroi se është frymëzuar nga “modeli francez, sipas të cilit ai që shkakton dëme, paguan”.

Regjistër i posaçëm elektronik

Masat e reja, shumica e të cilave hynë në fuqi më 28 tetor, i japin gjithashtu policisë të drejtën të “kufizojë tubimet deri në 72 orë” në zona të caktuara, “në rast rreziku të menjëhershëm dhune”.

Edi Rama njoftoi gjithashtu krijimin e një “regjistri të posaçëm elektronik” për personat që dyshohen se kanë kryer vepra penale kundër shtetit, rendit dhe sigurisë publike, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Sipas të dhënave zyrtare që ka siguruar media BIRN, nga 13 deri më 31 tetor u arrestuan 319 protestues, mes tyre 38 të mitur.

Kreu i qeverisë, i cili përjashton mundësinë e dorëheqjes, deklaroi më 24 tetor se ishte në “kontakt të vazhdueshëm” me Italinë dhe Francën për menaxhimin e lëvizjes protestuese. Sipas tij, “plaga e terrorizmit urban të antifashistëve është shfaqur me dhunë të verbër njëkohësisht në të tria vendet tona”.

Edi Rama pretendon gjithashtu se “aktorë të huaj që nuk dëshirojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian” po e përdorin lëvizjen për qëllimet e tyre. Shqipëria, vend kandidat për në BE, synon t'i bashkohet Unionit që në vitin 2030.

Komisioni Evropian ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm, duke dënuar dhunën gjatë protestave, por njëkohësisht duke kërkuar që reagimi i policisë “të mbetet brenda kuadrit ligjor dhe të jetë proporcional”.

Që prej 13 tetorit, “situata është përkeqësuar ndjeshëm”, shprehet e shqetësuar Dea Nini, avokate dhe themeluese e DOKKOD Lab, organizatë që dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut dhe çështjet që lidhen me luftën kundër pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

“Forca që përdori policia ishte e panevojshme ose joproporcionale në një numër të konsiderueshëm rastesh”, pohon ajo.

Një protestues 28-vjeçar, i plagosur rëndë në sy, u desh të transferohej në Itali për të marrë trajtim të specializuar.

“Nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut, situata po vë në provë institucionet demokratike shqiptare pikërisht në momentin kur vendi po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, thekson avokatja.

Sipas bilancit më të fundit të Ministrisë së Brendshme, 347 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre 201 policë, 107 protestues dhe 39 kalimtarë.

“Përçmimi” i kryeministrit

Njoftimi i masave kundër protestave ka shtuar zemërimin e protestuesve, të indinjuar nga “arroganca” dhe “përçmimi” i kryeministrit, i cili ndodhet në pushtet prej trembëdhjetë vjetësh.

Arditi, një student 23-vjeçar që preferon të flasë me pseudonim, i thotë gazetës Le Monde se ndihet “thellësisht i zhgënjyer dhe i shqetësuar”.

“Në vend që të marrë përgjegjësitë e tij përballë situatës, Edi Rama vazhdon të bëjë deklarata që vetëm sa e shtojnë pakënaqësinë e popullsisë”, shprehet ai.

I riu e konsideron “edhe më të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj protestuesve”.

“Si të rinj dhe studentë, ne meritojmë të na dëgjojnë, në vend që të na konsiderojnë kërcënim”, shprehet ai.

I akuzuar se nuk ua vë veshin kërkesave të protestuesve, Edi Rama shfaqet rregullisht përpara zyrave të tij, duke vendosur karrige mbi të cilat vendos etiketën “dialog”.

Ai deklaron se është i gatshëm të diskutojë me studentët dhe pedagogët, veçanërisht për problemet e universiteteve dhe spitaleve.

“Kjo është thjesht një fasadë për mediat, veçanërisht ato të huaja”, vlerëson Gresa Hasa, studiuese e asociuar në grupin kërkimor Balkans in Europe Policy Advisory Group.

“Ai dëshiron të duket sikur është i gatshëm për dialog, por kjo nuk është e vërtetë.”

Edhe protestuesit, të cilët deklarojnë se nuk kanë asnjë udhëheqës, “refuzojnë çdo dialog”, saktëson studiuesja.

“Ata nuk kërkojnë vetëm largimin e Ramës apo kushte më të mira studimi, por ndryshime strukturore për të vendosur demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, vijon ajo.

Analistja thekson karakterin “autoritar” të projektligjit që ka njoftuar qeveria.

“Të gjithë do të vihen në shënjestër [nga masat e reja të sigurisë]”, shprehet ajo me shqetësim.

“Edi Rama është i dëshpëruar, sepse shpresonte që lëvizja protestuese të zhdukej pas verës, por ajo po rritet gjithnjë e më shumë. Prandaj ai po kërkon çdo mjet të mundshëm për ta shtypur”, shprehet ajo.

Nga ana e saj, opozita, përmes nënkryetarit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar synimin për “të mbytur protestat dhe për të kontrolluar rrjetet sociale”.

Megjithatë, humbja në Serbi e udhëheqësit nacionalist Aleksandar Vuçiç përballë lëvizjes studentore në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit u ka rikthyer shpresën protestuesve shqiptarë.

“Ky është një precedent shumë i rëndësishëm”, analizon Gresa Hasa.

“Vuçiç dhe Rama erdhën në pushtet në të njëjtën kohë. Humbja e Vuçiçit shënon fundin e një epoke në rajon. Studentët shqiptarë shpresojnë se diçka e ngjashme do të ndodhë edhe këtu, sepse, ashtu si studentët serbë, ata kërkojnë shtetin e së drejtës dhe të jetojnë në një vend demokratik, në vend që të detyrohen të emigrojnë jashtë vendit”, vijon ajo. Për shkak të mungesës së perspektivës, rreth 30 mijë persona largohen çdo vit nga Shqipëria, sipas shifrave zyrtare. /Përshtati "Pamfleti" nga "Le Monde" protestat rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nga protestat në Shqipëri te vetoja kroate, zgjerimi i BE-së përballet me pengesa të forta 3 Nëntor 2026, 17:1617:16Politike Revolta e Erion Veliajt në PS-në e Tiranës: A mund të provokojë një “luftë civile”? 3 Nëntor 2026, 16:4616:46Politike Rama paralajmëron Europën: Mos prisni që Serbia e re ta njohë Kosovën 3 Nëntor 2026, 16:3716:37Politike “Marrëveshja me Melonin pas 2030?”/ Rama replikon me gazetaren: Doni titull për “motrën time” në Romë, por s’jua jap! 3 Nëntor 2026, 14:0014:00Politike Rama deliron në Bruksel: Britanikët janë pas nesh, duhet të presin për në BE 3 Nëntor 2026, 13:4813:48Politike “Po më provokon?”/ Rama përplaset me gazetaren për protestat: Kur do ta lë detyrën 3 Nëntor 2026, 13:4013:40Politike