Lajme Zone
Lamtumirë Dolly Parton, legjenda e muzikës country ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Lamtumirë Dolly Parton, legjenda e muzikës country ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

Ajo la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në muzikë, me këngë që u bënë hite botërore dhe një karrierë që e shndërroi në ikonë të muzikës country.

Dolly Parton, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës country, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e konfirmoi familja e saj përmes një videoje të publikuar në Instagram. E lindur më 19 janar 1946 në Sevierville të Tennessee-t, Parton u rrit në një familje me 12 fëmijë dhe në kushte të vështira ekonomike. Ajo u shpërngul në Nashville menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme, ku nisi rrugëtimin që e shndërroi në një prej artisteve më të suksesshme të muzikës country. LEXO edhe...Jared Kushner nuk iu përgjigj Kongresit amerikan, demokrati Jamie Raskin zgjeron hetimin edhe për blerjen e dyshimtë të tokës 120 milionë dollarëshe në Shqipëri Karriera e saj mori hov në vitin 1967, kur iu bashkua emisionit televiziv të këngëtarit Porter Wagoner. Po atë vit publikoi albumin e parë solo, ndërsa më pas realizoi dhjetëra albume të tjera. Albumi "Rockstar", i publikuar në vitin 2023, u rendit në vendin e tretë të klasifikimit Billboard 200 dhe u bë albumi i saj solo me suksesin më të madh në klasifikime. Parton ishte artistja e parë që arriti dy herë në vendin e parë të klasifikimeve country me të njëjtën këngë, "I Will Always Love You", fillimisht në vitin 1974 dhe më pas në 1982. Kënga u bë edhe një hit botëror në interpretimin e Whitney Houston në vitin 1992. Gjatë karrierës së saj fitoi dhjetëra çmime, mes tyre Grammy, Country Music Association Awards, Academy of Country Music Awards dhe American Music Awards. Ajo u përfshi në Country Music Hall of Fame në vitin 1999, mori yllin në Hollywood Walk of Fame, u nderua nga Biblioteka e Kongresit të SHBA-së me çmimin Living Legend dhe u dekorua me National Medal of Arts, vlerësimi më i lartë amerikan në fushën e artit. Përtej muzikës, Dolly Parton u bë e njohur edhe për aktivitetin e saj filantropik. Ajo themeloi programin Imagination Library, që u dhuron libra falas fëmijëve, si dhe investoi në zhvillimin e zonës ku u rrit përmes parkut tematik Dollywood. Bashkëshorti i saj, Carl Dean, me të cilin ishte martuar që nga viti 1966, ndërroi jetë në mars të vitit 2025. Në atë kohë, Parton e përshkroi lidhjen e tyre si një dashuri që zgjati më shumë se 60 vjet. U.D/ReportTv.al dolly parton SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.5% Keq 33.2% Nuk e di 12.3% Vota total: 1544 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?