Lajme Zone
Lamallari, takim me 12 prefektët: Koordinim për prani dhe punë në terren
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lamallari, takim me 12 prefektët: Koordinim për prani dhe punë në terren

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim me 12 prefektët e qarqeve. Siç bëhet me dije përmes një njoftimi, gjatë takimit u diskutuan prioritetet e punës për periudhën në vijim, me fokus forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e pranisë së institucioneve në terren. “Garantimi i sigurisë së qytetarëve, mbarëvajtja e sezonit turistik, parandalimi dhe përb

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim me 12 prefektët e qarqeve.

Siç bëhet me dije përmes një njoftimi, gjatë takimit u diskutuan prioritetet e punës për periudhën në vijim, me fokus forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e pranisë së institucioneve në terren. “Garantimi i sigurisë së qytetarëve, mbarëvajtja e sezonit turistik, parandalimi dhe përballimi i emergjencave civile, veçanërisht zjarreve, si edhe funksionimi efektiv i mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional, mbeten ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme”,-tha Lamallari. Ministri Lamallari nënvizoi gjatë takimit se çdo strukturë duhet të jetë në lartësinë e përgjegjësive të saj për t’u shërbyer qytetarëve./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.