Lajme Zone
Lamallari publikon të dhënat e raportit mbi kriminalitetin: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë një epokë të re në luftën kundër krimit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lamallari publikon të dhënat e raportit mbi kriminalitetin: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë një epokë të re në luftën kundër krimit

Ministri Lamallari ka theksuar se numri i rasteve të vrasjeve me dashje në Shqipëri është në nivelet më të ulëta historike, ku sipas tij, mesatarja për dekadën e fundit është më shumë se përgjysmuar. Me 'Smart Cityn' sipas ministrit Lamallari, siguria dhe lufta kundër krimit në Shqipëri do të hyjë në një epokë të re.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë publike të dhënat paraprake të raportit mbi kriminalitetin për 6-mujorin e parë të vitit 2026, duke theksuar se Shqipëria ka arritur nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, si rezultat sipas tij i reformave të ndërmarra, forcimit të Policisë së Shtetit dhe investimeve në siguri. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Lamallari thekson se grafiku krahasimor i vrasjeve me dashje nga viti 2005 deri në vitin 2026 dëshmon transformimin e thellë të parametrave të rendit dhe sigurisë në vend. "Nga një mesatare prej 49 vrasjesh me dashje në dekadën 2005–2014, sot kemi zbritur në vetëm 18 raste, në nivelet më të ulëta historike, ndërkohë që mesatarja për dekadën e fundit është më shumë se përgjysmuar në 23.4 raste," thekson Lamallari. LEXO EDHE:Hita: ‘Smart City’ sjell një epokë të re për Policinë e Shtetit, do të forcojë sigurinë publike dhe mbrojtjen e shkollave Ministri nënvizon se këto rezultate nuk janë rastësi, por fryt i reformave të qeverisë shqiptare, mbështetjes së vazhdueshme për Policinë e Shtetit dhe vendosmërisë për të luftuar kriminalitetin. "Kurrsesi që kjo nuk është rastësi, por rezultat i reformave të qeverisë shqiptare, përfshi mbështetjen dhe rezultatet e punës së Policisë së Shtetit, investimeve që ne kemi bërë dhe vendosmërisë për të mos u zmbrapsur në luftën me kriminalitetin," thekson ai. Duke folur për projektin "Smart City", Qendra e Komandimit dhe Kontrollit të të cilit u hap një ditë më parë, Lamallari deklaron se integrimi i inteligjencës artificiale, kamerave inteligjente dhe sensorëve të avancuar për zbulimin e të shtënave me armë zjarri do ta çojë vendin në një fazë të re të parandalimit dhe goditjes së krimit. "Përmes teknologjisë, inovacionit dhe forcimit të institucioneve të zbatimit të ligjit, po krijojmë standarde sigurie të denja për një vend anëtar të familjes europiane, sikundër Shqipëria do të jetë brenda vitit 2030," përfn postimin, ministri i Punëve të Brendshme. Vrasjet me dashje të kryera ndër vite në Shqipëri, për periudhën janar-qershor R.Xh/Shqiptarja.com TAG: kamera Smart City vrasje kriminaliteti Besfort Lamallari Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.8% Vota total: 4906 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?