Lajme Zone
Lamallari publikon pamje nga patrullimet e policisë në Durrës: Më shumë siguri për qytetarët dhe turistët
Të tjeraEuronews Albania

Lamallari publikon pamje nga patrullimet e policisë në Durrës: Më shumë siguri për qytetarët dhe turistët

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar pamje nga patrullimet e përbashkëta të Policisë së Shtetit me policinë italiane në qytetin e Durrësit, duke i cilësuar ato një garanci shtesë për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar pamje nga patrullimet e përbashkëta të Policisë së Shtetit me policinë italiane në qytetin e Durrësit, duke i cilësuar ato një garanci shtesë për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve. Lamallari shkruan se kontrollet synojnë parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë publike, ndërsa një vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe respektimit të niveleve të lejuara të zhurmave nga baret, restorantet dhe ambientet e argëtimit. Shkrimi i plotë: “Patrullimet e përbashkëta të Policisë së Shtetit me policinë italiane në Durrës janë një garanci më shumë për qytetarët dhe turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë, përfshi ata italianë. Krahas parandalimit të paligjshmërive dhe rritjes së sigurisë publike, po ushtrohen gjithashtu kontrolle edhe për respektimin e nivelit të lejuar të zhurmave nga baret, restorantet dhe ambientet e tjera të argëtimit. Respekti për normat e përbashkëta, përfshi ato për sigurinë e turistëve apo qetësinë e tyre nga zhurmat përtej niveleve të lejuara i shërben një turizmi të qëndrueshëm dhe që rritet nga viti në vit”