Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar Asamblenë e Partisë Socialiste, që pritet të mbahet ditën e shtunë, duke shprehur skepticizëm për zhvillimet dhe vendimmarrjen brenda forcës politike në pushtet. Lubonja e cilësoi PS-në si një parti të ndërtuar mbi kultin e një personi, duke pretenduar se një pjesë e mirë e përfaqësuesve të saj janë thjesht figura

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar Asamblenë e Partisë Socialiste, që pritet të mbahet ditën e shtunë, duke shprehur skepticizëm për zhvillimet dhe vendimmarrjen brenda forcës politike në pushtet. Lubonja e cilësoi PS-në si një parti të ndërtuar mbi kultin e një personi, duke pretenduar se një pjesë e mirë e përfaqësuesve të saj janë thjesht figura pa fuqi reale vendimmarrëse. Sipas analistit, vendimet e rëndësishme të kryeministrit Edi Rama nuk merren vetëm brenda strukturave zyrtare të partisë, por ndikohen edhe nga aktorë të tjerë jashtë tyre.

Duke u ndalur te përplasja mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, analisti tha se raporti mes tyre mund të komentohet politikisht, por theksoi se pozitat e dy personazheve janë krejt të ndryshme. “PS parti e ngritur mbi kultin e një personi. Ata një pjesë e mirë janë thjesht figure, kukulla. Rama vendimet që merr për fatet tona i merr me ata që janë mbrapa skenës që janë oligarkia, krimi organizuar që i mban për punët e mëdha…Pa lëvizur ky asgjë nuk ndryshon. Përplasja Rama -Veliaj mund të komentohet, por Veliaj është në burg, ndërsa ky është në krye të shtetit…Akuza është shumë e madhe, Rama mund të akuzohet për shantazhin që i kanë bërë Veliajt bashkë me Toni Gogun, por në këtë vendin tonë, këto minimizohen…Të tjerët janë të rreshtuar, pra nga kjo Asamble nuk pres asgjë”, tha Lubonja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Fatos Lubonja