Ekstradohet nga Kolumbia Saimir Rosales Rodriguez. Ai është sjellë në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të dhënë nga GJKKO pas hetimeve të SPAK për laboratorin e kokainës në Frakull. Rodriguez, i njohur si “Kimisti”, konsiderohet një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në laboratorin e kokainës në Frakull. Ai ishte larguar nga Shqipëria pas operacionit antikokainë, por u arrestua në Ekuador, në shtator 2025. LEXO edhe...Plarent Ndreca: KLGJ apo GJKKO? Apo të dy? Sipas dosjes hetimore, kolumbiani kishte rol kyç në procesin e përpunimit dhe ndarjes së lëndës narkotike në laboratorin që u zbulua gjatë operacionit të autoriteteve shqiptare. Kokaina fshihej në pleh artificial. Ajo vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri bëhej ekstraktimi i saj nga plehu. Hetimi i nisur në vitin 2022, e zbuloi lëndën narkotike në magazinën e familjes Çervanaku ku u sekuestruan mbi 480 kg lëndë narkotike. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al laborator kokaine ne fier Fier frakull Saimir Rosales Rodriguez GJKKO spak Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.3% Jo 59.5% Nuk e di 5.3% Vota total: 1862 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

