Laboratori i drogës në Frakull Sipas hetimeve, Margjoni dyshohet se ka pasur rol në financimin dhe negociimin e trafikimit të 485 kg kokainës, e cila u zbulua në një laborator të përshtatur për përpunimin e lëndës narkotike në fshatin Frakull e Madhe. Kevin Margjoni, i njohur edhe me emrin Arjan Margjoni, i dyshuar si një prej financuesve dhe negociatorëve të trafikimit të 485 kilogramëve kokainë të zbuluar në vitin 2022 në Frakull të Madhe të Fierit, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë.
49-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua në Spanjë pasbashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle, ndërsa tashmë do të përballet me drejtësinë shqiptare për akuzat e ngritura ndaj tij.
Sipas hetimeve, Margjoni dyshohet se ka pasur rol në financimin dhe negociimin e trafikimit të 485 kg kokainës, e cila u zbulua në një laborator të përshtatur për përpunimin e lëndës narkotike në fshatin Frakull e Madhe.
Në mars të vitit 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për vepra të tjera penale të lidhura me veprimtarinë e këtij grupi.
Zbulimi i laboratorit të kokainës në Fier
Çështja e ka zanafillën më 24 nëntor 2022, kur një operacion i përbashkët i SPAK-ut, Policisë së Shtetit, agjencisë amerikane antidrogë DEA dhe autoriteteve të Malit të Zi çoi në zbulimin e një laboratori për përpunimin e kokainës në Frakull të Madhe.
Ngarkesa e drogës kishte mbërritur nga Kolumbia, e fshehur në thasë me pleh kimik. Përpara se të hynte në territorin shqiptar, ajo kishte kaluar përmes portit të Pireut në Greqi dhe më pas portit të Tivarit në Mal të Zi.
Nga hetimet dhe analizat laboratorike u konfirmua se në qindra thasë me pleh ishte përzier një sasi prej 485.5 kilogramësh kokainë.
Ambientet ku ishte vendosur ngarkesa ishin përshtatur për nxjerrjen dhe ndarjen e kokainës nga materiali ku ishte fshehur. Për realizimin e këtij procesi dyshohet se ishin përfshirë edhe shtetas kolumbianë me njohuri të specializuara në përpunimin e lëndëve narkotike.
Hetimet nxorën në pah dyshimet për ekzistencën e një rrjeti të organizuar të trafikut ndërkombëtar të drogës, që përdorte Shqipërinë si vend për përpunimin e kokainës, përpara se ajo të shpërndahej në tregjet europiane.
Ekstradimi i Kevin Margjonit përbën një tjetër zhvillim në dosjen e laboratorit të kokainës në Fier, për të cilën autoritetet kanë zhvilluar disa faza hetimore dhe operacione gjatë viteve të fundit.
Njoftimi i policisë: Ekstradohet nga Spanja bashkëfinancuesi dhe negociatori i trafikimit të 485 kg kokainë, të sekuestruara në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe, Fier.
Si rezultat i koordinimit operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit të kërkuar ndërkombëtarisht, K. M., alias A. M., 49 vjeç.
Në muajin mars 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
49-vjeçari akuzohet se, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka qenë një ndër financuesit dhe negociatorët për trafikimin e 485 kg lëndë narkotike kokainë, e cila u gjet nga shërbimet e Policisë, e fshehur në thasë me pleh kimik, në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe, Fier.laboratori i drogës në frakull ekstradohet nga spanja kevin margjoni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Përplasje fatale me skrepin në autostradë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë 16 Nëntor 2026, 19:0519:05Kronike Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti përplas një të moshuar; dërgohet në gjendje të rëndë në spital 16 Nëntor 2026, 18:1118:11Kronike Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalon për gjykim çështja ndaj Elvis Shkambit 16 Nëntor 2026, 15:5315:53Kronike Tritoli për herë të dytë në dyqanin e luleve në Tufinë, flet pronari: Më kërkojnë 24 mln lekë 16 Nëntor 2026, 14:1314:13Kronike Ekzekutimi i Luka Beqirajt zbulon strofullën e mafies në Spanjë, si fshihen kriminelët në zonat turistike 16 Nëntor 2026, 14:0914:09Kronike Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fs bandën e shqiptarëve 16 Nëntor 2026, 13:5513:55Kronike

