Lajme Zone
La makinën ndezur për pak çaste, 48-vjeçari ia vjedh. Arrestohet nga policia në Pogradec
Të tjeraEuronews Albania

La makinën ndezur për pak çaste, 48-vjeçari ia vjedh. Arrestohet nga policia në Pogradec

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Pogradec. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai vodhi një mjet që ishte i ndaluar në rrugë me bllokazh. Ai është identifikuar si Aurel Hamolli.

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Pogradec. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai vodhi një mjet që ishte i ndaluar në rrugë me bllokazh. Ai është identifikuar si Aurel Hamolli. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit. 48-vjeçari ka parë që një mjet i ndaluar në rrugë dhe ishte me çelsa brenda, është futur në mjet dhe është larguar me të. Sapo është njoftuar policia është vënë në ndjekje të mjetit dhe ka mundur ta ndalojë dhe të arrestojë 48-vjeçarin.