Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Ky shesh do ta ndalë këtë regjim”/ Aktivisti, Edison Lika: Belinda Balluku e ka vendin në burg, presim nga drejtësia…


Aktivisti Edison Lika në protestën e 127 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u shpreh se revolta nuk do të ndalet deri në largimin e regjimit.

Aktivisti Edison Lika në protestën e 127 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u shpreh se revolta nuk do të ndalet deri në largimin e regjimit. Lika u ndal te situata e ministres Belinda Balluku, duke pretenduar se muaji tetor do të jetë vendimtar për të dhe duke kërkuar nga drejtësia vijimin e procedurave për heqjen e mandatit të saj. “Muaji tetor do të jetë muaji i Belinda Ballukut, këtë muaj ajo e ka vendin në burg. Presim nga drejtësia të dërgojë kërkesën e dytë për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut. Herët e vonë do ta kapim mat Edi Ramën se ka ngelur i vetmi në klikën e vet. Këtë regjim këtë klikë 36 vjeçare vet ky shesh mund ta kthejë pas”, tha aktivisti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb