Lajme Zone
“Ky person më vodhi €6500, i mori nga marsupi im dhe i futi në çantën e tij”
Të tjeraJOQ Albania

“Ky person më vodhi €6500, i mori nga marsupi im dhe i futi në çantën e tij”

Një denoncim për një vjedhje të pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili pretendon se i janë vjedhur 6500 euro nga marsupi, teksa ndodhej brenda një lokali në Sarandë.

Një denoncim për një vjedhje të pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili pretendon se i janë vjedhur 6500 euro nga marsupi, teksa ndodhej brenda një lokali në Sarandë.

Denoncuesi ka dërguar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat, sipas tij, dokumentojnë momentin kur paratë i janë marrë nga marsupi.

Sipas dëshmisë së qytetarit dhe pamjeve të dërguara në redaksi, ai ishte ulur në një tavolinë me një person tjetër, ndërsa marsupin e kishte lënë në karrigen pranë tij. Në tavolinën ngjitur ndodheshin dy persona.

Në një moment, njëri prej tyre merr çantën e shpinës që e kishte lënë në tokë dhe e vendos në karrigen ku ndodhej marsupi i qytetarit.

Pak çaste më vonë, ndërsa denoncuesi është i përqendruar në bisedën me personin përballë, njëri prej personave afrohet pranë marsupit.

Sipas denoncimit, personi shfrytëzon këtë moment për të marrë një tufë me para, në vlerën totale prej 6500 eurosh, dhe i fut në çantën e tij. Më pas, merr çantën dhe largohet nga tavolina.

“Ma ka marrë nga marsupi dhe i ka futur në çantën e tij”, i është shprehur qytetari redaksisë.

Qytetari kërkon që pamjet të bëhen publike, me shpresën se personi i përfshirë do të identifikohet dhe paratë do t’i kthehen.

JOQ Albania publikon pamjet në kuadër të denoncimit të qytetarit. Pretendimet dhe identiteti i personit të përfshirë mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet, të cilat kanë përgjegjësinë për përcaktimin e autorësisë së vjedhjes dhe verifikimin e shumës së pretenduar.

Qytetari i bën thirrje personit që shfaqet në pamje që t’i kthejë 6500 eurot.