Lajme Zone
Ky është shqiptari që u vra gjatë një tentative vjedhjeje në Itali, detajet
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ky është shqiptari që u vra gjatë një tentative vjedhjeje në Itali, detajet

Ky është 36-vjeçari shqiptar i cili u vra gjatë natës në Itali, pas të shtënave në një kantier ndërtimi në Baldissero d’Alba. Mediat italiane raportojnë se viktima është Gjovalin Lazri, i cili dyshohet se ndodhej mes një grupi prej të paktën pesë personash që kishin hyrë në një pronë private, me qëllim vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve të ndërtimit. Vritet në Itali 36-vjeçari shqiptar, dyshohet

Ky është 36-vjeçari shqiptar i cili u vra gjatë natës në Itali, pas të shtënave në një kantier ndërtimi në Baldissero d’Alba. Mediat italiane raportojnë se viktima është Gjovalin Lazri, i cili dyshohet se ndodhej mes një grupi prej të paktën pesë personash që kishin hyrë në një pronë private, me qëllim vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve të ndërtimit. Vritet në Itali 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se u qëllua gjatë një tentative vjedhjeje

21 Shtator, 11:29 Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, grupi kishte hyrë në pronën e 35-vjeçarit Roberto Mollo, ku mbaheshin materiale ndërtimi, mjete dhe pajisje pune. Mollo, i cili ndodhej i vetëm në kantier, dyshohet se ka dëgjuar zhurma gjatë natës dhe ka marrë armën.

Më pas, ai ka qëlluar disa herë në drejtim të personave që ndodheshin jashtë. Ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit janë larguar nga vendngjarja, Lazri është goditur nga të shtënat. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, 36-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Gjovalin Lazri jetonte prej vitesh në Torino, së bashku me partneren dhe fëmijën e tyre. Lazri kishte pasur më herët precedentë për vepra penale kundër pasurisë. Megjithatë, sipas avokates, ai po përpiqej të niste një jetë normale dhe punonte rregullisht. Ai administronte një lokal në Corso Taranto, në Torino, ku jetonte me familjen.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe dinamikën e të shtënave. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm