Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Prime News24 tha se protestat tregojnë se kryeministri Rama ka ndërtuar një narko-shtet policor.

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Prime News24 tha se protestat tregojnë se kryeministri Rama ka ndërtuar një narko-shtet policor. Lubonja u shpreh se krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi. Shtoi se kreu i qeverisë sulmon mediat që ia prishin fasadën. Fatos Lubonja: Ky që kemi përballë është një regjim autoritar. Ky është një narko-regjim mediatik. Domethënë një shtet i kapur nga krimi i organizuar, por që ka ruajtur një fasadë përmes medias. Ka punuar me gazetat e huaja, me mediat e veta. Ka sulmuar dy mediat që ia kanë prishur fasadën. Po bëhet një narko-shtet policor, ku bie fasada dhe tregohet fytyra e vërtetë. Kryeministri sa më gjatë rri në pushtet, aq më shumë ka futur në ekonomi krimin e organizuar dhe të gjithë këta ndihmojnë për të mbrojtur interesin e tyre. Unë dyshoj se këta njerëz të krimit vishen si policë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: krimi i organizuar lubonja