Lajme Zone
Kuvendi të enjten në seancë plenare, intepelanca me 5 ministra! Shqyrtohet edhe drafti i PS për pagat e magjistratëve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kuvendi të enjten në seancë plenare, intepelanca me 5 ministra! Shqyrtohet edhe drafti i PS për pagat e magjistratëve

Deputetët do të zhvillojnë katër interpelanca me ministrat e Mjedisit, Punëve të Brendshme, Arsimit dhe Shëndetësisë, të kërkuara nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Po ashtu do të shqyrtohet edhe një interpelancë me ministrin Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.

Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte në seancë plenare, ku do të diskutohen një sërë çështjesh me rëndësi, mes të cilave do të ketë edhe disa interpelanca me ministrat. Sipas rendit të ditës të njoftuar nga Kuvendi, deputetët do të zhvillojnë katër interpelanca urgjente me ministrat e Mjedisit, Punëve të Brendshme, Arsimit dhe Shëndetësisë, të kërkuara nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Në seancë do të realizohet edhe një interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti Blendi Himçi. LEXO EDHE:Para se të zemërohemi me pagat e gjyqtarëve Në vijim, Kuvendi do të votojë disa projektligje, mes tyre ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën dhe Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës. Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, projektligji për disenjot dhe ndryshime në ligjin për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike. Komisioni i Ligjeve, si komision përgjegjës, miratoi në 15 shtator projektligjin e Partisë Socialiste për pagat e magjistratëve. Nisma mori 8 vota pro të mazhorancës dhe 3 vota kundër të opozitës. Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, projektligji pritet të kalojë për votim në seancën plenare të 17 shtatorit. Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, i miratuar edhe nga KLGJ e KLP, është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë. Seanca do të mbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, për të cilat deputetët do të kenë në dispozicion deri në 60 minuta. Kliko këtu per të lexuar rendin e ditës të seancës plenare R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: prokurorët gjyqtarët interpelance seance plenare kuvend Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Shtator, 12:58

Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 28% Të gabuar 65.5% Nuk e di 6.5% Vota total: 1268 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?