Lajme Zone
Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, opozita me 13 deputetë të përjashtuar
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Kuvendi shqyrton sot buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, opozita me 13 deputetë të përjashtuar

Kuvendi mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku në qendër të diskutimeve do të jetë shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe paketës fiskale. Projektligjet kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare dhe pritet të diskutohen për herë të parë në sallën e Kuvendit. Seanca pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa opozita do të përfaqësohet me një numër

Kuvendi mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku në qendër të diskutimeve do të jetë shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe paketës fiskale. Projektligjet kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare dhe pritet të diskutohen për herë të parë në sallën e Kuvendit.

Seanca pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa opozita do të përfaqësohet me një numër të reduktuar deputetësh. Aktualisht, 13 deputetë të Partisë Demokratike janë të përjashtuar nga punimet parlamentare, mes tyre kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, dhe sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Për të përcaktuar qëndrimin dhe vijimin e aksionit parlamentar, demokratët do të mbledhin grupin parlamentar.

Përveç projektbuxhetit 2027, në rendin e ditës janë përfshirë edhe disa projektligje që lidhen me paketën fiskale, përfshirë ndryshimet në ligjet për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar, procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.

Në seancën e sotme do të shqyrtohen gjithashtu ndryshimet në ligjin për strehimin social dhe një projektvendim për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Rendi i ditës së seancës plenare:1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2026.2. Njoftime.3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, ‘Për strehimin social’, të ndryshuar”.10. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit ‘Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm