Në seancën plenare që u mbajt këtë të enjte, ndër të tjera, u miratua edhe projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”.
Ratifikimi mori me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Siç shprehet Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ky hap shënon një angazhim më shumë për një drejtësi ku garancitë nuk mbeten vetëm në letër. “Drejtësia nuk matet vetëm me të drejtat që njeh ligji, por me mundësinë reale për t’i ushtruar ato. Pas çdo procesi gjyqësor është një njeri që ka nevojë të dëgjohet, të mbrohet dhe të trajtohet me dinjitet”,-shprehet Gogu në rrjetet e tij sociale./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

