Partia Demokratike ka bojkotuar seancën e sotme parlamentare, pasi ka deklaruar se, derisa të merren parasysh kërkesat e protestuesve, nuk do të shkojnë në Kuvend.
Nga ana e opozitës prezent në Kuvend është vetëm deputeti Erald Kapri i Partisë Mundësia.
Në seancën e sotme në rendin e ditës përfshihen:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 30.6.2026 dhe 2.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025”.
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.
6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”.
7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.
10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.
11. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.
12. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.
13. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

