Me vendimin e marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë rritur pagën referuese të çdo gjyqtari në vend me 65.600 lekë. Duke filluar nga 1 gushti 2026 sipas aktit të KLGJ të marrë më 9 vota pro e 0 kundër çdo pagë e gjyqtarëve do të llogaritet mbi pagën referuese 222. 425 lekë nga 156.800 lekë që ishte më herët, plus shtesa e nivelit të kualifikimit 14.000 lekë. LEXO edhe...'Shkelje gjatë procedurës parlamentare', zgjedhja e Genta Bungos si komisionere për Diskriminimin përfn në Gjykatën Kushtetuese Kliklo këtu për të lexuar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor Ky vendim i KLGJ përbën një rast të pa ndodhur më parë për shkak se pagat e magjistratëve në vend kanë qenë gjithnjë të përcaktuara në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por çfarë ndodhi dhe pse Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërhyri në këtë situatë. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkurtit 2026 rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2023 që përcaktonin pagën e magjistratit sa 0.36 e pagës së Presidentit të Republikës, me argumentin se kishte ulje të fshehtë dhe kjo ishte antikushtetuese. Bashkë me rrëzimin e nenit përkatës, Kushtetuesja i la detyrim Kuvendit ta rregullonte tashmë hapësirën ligjore deri më 31 korrik 2026. Por mazhoranca, një ditë para skadalimit të afatit, vetëm sa e depozitoi në parlament një propozim për formulë të re që e rriste pagën nga 0.36% të pagës së Presidentit në 0.38% të po së njëjtës pagë. Kjo sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor krijoi një situatë absurde pasi mungonte ligji se si do të paguhen gjyqtarët për muajin gusht e në vijim dhe situatën e mori vetë në dorë qeverisja e gjyqësorit. "Sipas optikës time jemi në rregull me zbatimin e ligjit sepse nga analiza e mësipërme, formula është origjinë ligjore, Gjykata Kushtetuese nuk ka krijuar formulë të re vetëm ka interpretuar përmbajtjen e formulës ekzistuese... Vendimet e GJK, janë detyruese për të gjitha autoritetet publike përfshirë edhe KLGJ. Gjykata Kushtetuese ka vendosur, dhe nuk ka vepruar kuvendi. Mosveprimi i Kuvendit përbën një mekanizëm antikushtetuetshmërie", tha gjatë mbledhjes Albens Tabaku, anëtar i KLGJ. Ndërhyrja e KLGJ-së vjen pas paralajmërimeve të shoqatave të magjistratëve se mosveprimi i Kuvendit nuk mund të pengonte zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Tre shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve argumentuan në fillim të gushtit se, pas skadimit të afatit të vendosur nga Kushtetuesja, pagat duhet të përllogariten duke iu referuar formulës së lidhur me pagën e funksionarit të administratës së lartë publike. Sipas tyre, nga 1 gushti 2026 përllogaritja e pagave duhet të bëhet mbi këtë bazë, ndërsa e njëjta formulë duhet të përdoret edhe për detyrimet e prapambetura për periudhën 1 prill 2023–31 korrik 2026 gjë e cila u pranua edhe nga KLGJ. Në propozimin e dorëzuar në Kuvend dy deputetët e PS-së, Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli, që ruante si pikë referimi pagën e Presidentit të Republikës, me rritjen e koeficientit nga 0.36 në 0.38, thuhet në relacion se ky propozim krijonte një ekuilibër mes garancive financiare për pavarësinë e magjistratëve dhe qëndrueshmërisë së sistemit të pagave publike. Rritja me 65.600 lekë e pagës referuese duke i shtuar edhe 14 mijë lekëshin e grupit të diplomës realisht do t’i rrisë ndjeshëm pagat e magjistratëve, që shkojnë deri në mbi 3000 euro më shumë për institucionet e larta të sistemit apo edhe strukturat e posaçme, për shkak të formulave të përcaktuara në ligj. Sa i përket prokurorëve një vendim i ngjashëm duhet nga Prokuroria e Përgjithshme apo edhe SPAK. Përplasja gjyqësor-qeveri për pagatÇështja e pagave të magjistratëve, është shoqëruar me një përplasje të gjatë gjyqësore mes tyre dhe qeverisë. Në vitin 2023, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca, përcaktoi se rroga bazë e magjistratëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit, pra 153.000 lekë. Më herët referenca mbi të cilën llogaritej rroga ishte 132,100 lekë, aq sa ishte paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri. Me ndryshimin e ligjit nga qeveria rritja ishte me mbi 20 mijë lekë të reja. Por kjo rritje u konsiderua si ulje nga ana e gjyqtarëve. Kjo për shkak se në të njëjtën kohë, qeveria rriti pagat për administratën publike. Dhe paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri shkoi në 231 mijë lekë të reja. Sipas gjyqtarëve, ndryshimi i referencës së pagës së tyre nga ajo e drejtorit të departamentit në Kryeministri te ajo sa 36% e pagës së Presidentit, ua uli pagën, pasi nëse s’do bëhej ky ndryshim ajo do të ishte 78 mijë më e lartë. Gjykata bëri të ditur se në vlerësimin e kërkesës së Unionit të gjyqtarëve ajo kishte mbajtur parasysh përcaktimin e nenit 138 të Kushtetutës sipas të cilit “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarit nuk mund të ulen”. Dhe sipas saj “ndonëse rezultati në vlerë financiare absolute i pagës së gjyqtarit, i prodhuar nga formula e re e aplikuar nga qeveria në 2023, nuk është më i ulët se sa ai i prodhuar nga formula e mëparshme, në raport me rritjen ekonomike si dhe rritjen e çmimeve, ka passjellë një ulje të fshehur të shënjestruar të pagës së magjistratit, duke e ngrirë atë”. Projektligji i dy deputetëve socialist, parashikon ndërkohë një rritje të pagës së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, përmes rishikimit të shtesave të parashikuara për vjetërsi apo vështirësi në punë, e cila përkthehet automatikisht shoqërohet me të njejtat efekte dhe mbi pagata e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Një shtesë në pagë në masën 5 përqind, për funksionin, është propozuar dhe për Prokurorin e Përgjithshëm. Por pavarësisht propozimit të dy deputetëve, ajo që do të thotë fjalën e fundit duket se do të jetë qeveria, duke qenë se bëhet fjalë për një ndërhyrje me efekte financiare. K.T./ReportTv.al pagat e gjyqta gjyqtarët Unioni i Gjyqtarëve gjykata kushtetuese klgj Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53% Keq 34.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 2302 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

