Lajme Zone
Kuvendi në "shtetrrethim" para protestës: Barriera, autobot me ujë dhe forca të shtuara policie
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kuvendi në "shtetrrethim" para protestës: Barriera, autobot me ujë dhe forca të shtuara policie

Policia e Shtetit ka forcuar masat e sigurisë përpara protestës së paralajmëruar këtë mëngjes para Kuvendit, ku qytetarët pritet të mblidhen njëkohësisht me zhvillimin e seancës së fundit plenare. Rreth godinës së Parlamentit janë vendosur barriera metalike, ndërsa është zgjeruar perimetri i kontrollit për të kufizuar hyrjen në zonë. Një gardh metalik është instaluar edhe në kryqëzimin e Rrugës së

Policia e Shtetit ka forcuar masat e sigurisë përpara protestës së paralajmëruar këtë mëngjes para Kuvendit, ku qytetarët pritet të mblidhen njëkohësisht me zhvillimin e seancës së fundit plenare. Rreth godinës së Parlamentit janë vendosur barriera metalike, ndërsa është zgjeruar perimetri i kontrollit për të kufizuar hyrjen në zonë. Një gardh metalik është instaluar edhe në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, duke kufizuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Përveç barrierave metalike, është vendosur edhe një automjet i policisë për hedhjen e ujit, autobot. Forca të shumta policie do të jenë të pranishme gjatë gjithë zhvillimit të protestës. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm