Lajme Zone
Kuvendi në kaos, me ‘dirigjim’ të Berishës PD bllokon foltoren! I merr kartonët mazhorancës, përmbys karriget! Noka sulmon Ballën e Peleshin, Fidel Kreka godet me bllok votimi ish-ministrin Hoxha
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kuvendi në kaos, me ‘dirigjim’ të Berishës PD bllokon foltoren! I merr kartonët mazhorancës, përmbys karriget! Noka sulmon Ballën e Peleshin, Fidel Kreka godet me bllok votimi ish-ministrin Hoxha

Kaosi i krijuar nga protestat e dhunshme prej më shumë se një jave në Tiranë u transportua sot në Kuvend nga Partia Demokratike. Pas dy javësh pushim, deputetët u rikthyen në parlament, por punimet zgjatën vetëm 1 orë. Opozita bllokoi punimet duke kërkuar që diskutimet të përqendroheshin vetëm tek protesta, ndërsa PS kërkoi të kalohej menjëherë në votim.

Pritej të ishte një prej seancave më të ashpra dhe me debate të forta për shkak të protestës tashmë 10-ditore, por u mbyll brenda vetëm 1 ore. Duke mbajtur në duar fotografitë e të rinjve të dhunuar në protestë dhe thirrjeve të vazhdueshme kundër parlamentit e qeverisë, opozita bllokoi foltoren dhe ktheu përmbys karriget në shenjë revolte. Seancën që mund ta shfrytëzonte për qëndrime nga foltorja e Kuvendit për protestën e këtyre 9 ditëve të fundit, zgjodhi që ta dështonte që në fillim. LEXO EDHE:Ylli Pata: Prapaskena e shpalljes së Berishës si kryegjeneral i ferrit të Tiranës! Bllokimi, nisi që sapo kryetari i Kuvendit nisi të lexonte rendin e ditës, por situata përshkallëzoi kur Flamur Noka shkoi gati në përplasje me Taulant Ballën, kreun e grupit të PS. Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk u kursye as ndaj kryetarit të Kuvendit, Iicili për të qetësuar situatën dhe me një tërheqje vëmendje ndaj Nokës, e ndërpreu seancën për 5 minuta. Në rikthim ishin socialistët që nuk humbën kohë. Për shkak të situatës së kaosit të krijuar, me propozim të kryetarit të grupit kaluan në votim pa diskutuar asnjë nga çështjet e rendit të ditës. 45 minuta e votimit kaluan mes kaosit, ndërsa nuk munguan as përplasjet gati fizike në parlament. Ndërsa PD vijonte të mbante të bllokuar foltoren, Flamur Noka tentoi t’u merrte nga duart kolegëve socialistë kartonët jeshilë. Moment që prodhoi përplasje edhe mes dy deputetëve të tjerë, Fidel Krekës së PD-së dhe ish-ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Kreka i mori kartonit socialistit dhe ia hodhi në fytyrë. Kjo situatë gati krijoi një sherr masiv mes deputetëve të cilët u grumbulluan, teksa garda përpiqej t’i ndante dy grupet e parlamentarëve. Pavarësisht këtyre incidenteve, votimi nuk u ndërpre. Berisha në krahu tjetër jepte direktiva nga vendi për aksionin opozitar. Demokratët nuk e lëshuan foltoren për asnjë moment, në përpjekje për sjellë në sallë zërin e protestës. Të gjithë situatën e krijuar dhe dështimin e seancës parlamentare, Berisha e përshëndeste me vendi me duartrokitje. Share Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:15 Nga ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të ‘Territoriales’ te emërimi i Pirdenit si ministre e Administratës Publike, projektligjet dhe projektvendimet e miratuara sot në Kuvend Mes tensioneve, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot dhe miratoi gjashtë projektligje dhe tre projektvendime me votat e mazhorancës socialiste.Partia Demokratike bllokoi punimet e Kuvendit dhe kërkoi që diskutimi në Kuvend të përqëndrohej vetëm te protesta, që prej disa ditësh po zhvillohet në Tiranë, ndërsa PS, përmes kryetarit të Grupit, Taulant Ballës, kërkoi që të kalohej menjëherë në votim.Me 76 votat e mazhorancës, Kuvendi ndërpreu diskutimet dhe u kalua menjëherë në votim. Fillimisht Kuvendi miratoi me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, projekt-programin dhe projekt-kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 19 Tetor-6 Nëntor 2026, çështje për të cilët nuk ishte arritur dakordësia në Konferencën e Kryetarëve.Mes projektligjeve të miratuara ishte edhe ai ‘për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit’, si dhe ndryshimet në ligjin “për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.Ndërsa nga projektvendimet ishte miratimi i dekretit të Presidentit për shkarkimin e Adea Pirdenit, nga Ministre e Shtetit për Administratën Publike e Antikorrupsionin dhe emërimin e saj si Ministre e Administratës Publike. Po ashtu edhe projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.Seanca e sotme plenare miratoi gjashtë projektligje, më konkretisht:-Projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”, me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”, me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, “Për shërbimet e pagesave””, me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.- Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, të ndryshuar”. Për këtë ishin paraqitur 11 amendamente nga deputeti Ramion Kurti, të cilat u miratuan me shumicë votash. Në tërësi ky projekligj u miratua me 77 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.-Projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale” Për këtë ishin paraqitur disa amendamente nga deputeti Admir Kadeli, të cilat u miratuan me shumicë votash. Në tërësi ky projekligj u miratua me 76 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.ProjektvendimetSeanca miratoi tre projektvendime. Më konkretisht:-Projektvendimi “Për miratimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 521, datë 19.10.2026 “Për shkarkimin e znj. Adea Pirdeni, nga Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin” u miratua me 76 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.-Projektvendimi “Për miratimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 522, datë 19.10.2026 “Për emërimin e znj. Adea Pirdeni si Ministër i Administratës Publike” u miratua me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.- Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 11:35. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 11:10 Mazhoranca vijon votimin pa diskutim, Ardit Bido e deputetët socialistë vendosin kartonët mbi mikrofon Udhëzimin e Niko Peleshit drejt mazhorancës për të mos i ulur kartonët ndërsa në seancë po votohet pa diskutim për shkak të rrëmujës së shkaktuar nga deputetët e PD, Ardit Bido e ka marrë në kuptimin e vërtetë të fjalës.Deputeti e ka vendosur kartonin e tij në mikrofon, veprim që shihet të kryhet edhe nga kolegët e tjerë. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:04 Me mikrofon të shkulur në dorë, Këlliçi dhe Noka kryesojnë rrëmujën në Kuvend, s’lëvizin nga foltorja Belind Këlliçi dhe Flamur Noka janë bërë bashkë në foltoren e Kuvendit që po mbahet e bllokuar nga opozita. Ata e godasin vazhdimisht duke bërë thirrje të ndryshme, ndërsa në dorën e Këlliçit shihet edhe një prej mikrofonëve të shkulur. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:02 Opozita mban të bllokuar foltoren, Berisha duartroket nga vendi i tij pas udhëzimeve të dhëna (VIDEO) Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është filmuar duke duke duartrokitur depuetët e tij për bllokimin e foltores.Opozita dëgjohet duke brohoritur 'Dorëheqje' ndërsa i bien tavolinës me duar.Që në nisje të seancës Berisha u pa duke i dhënë udhëzime të tijëve, për bllokimin e foltores, veçanërisht Flamur Nokës dhe Gent Strazimirit. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:52 Vijojnë tensionet në Kuvend, Noka hedh rregulloren drejt Peleshit (VIDEO) Vijojnë tensionet në seancën plenare. Mazhoranca socialiste ka anuluar të gjithë diskutimet dhe ka kaluar në votim të projektligjeve.Teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi po flet, Flamur Noka ka hedhur një rregullore drejt tij. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:41 Të tjera sulme nga PD në Kuvend, Fidel Kreka shtyn ish-ministrin Hoxha, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë Çuçin, e ndalon garda (VIDEO) Deputeti i PD, Fidel Kreka, ka sulmuar ish-ministrin Ervin Hoxha duke i gjuajtur me bllokun e votimit në kokë. Ai provon të gjuajë edhe Bledi Çuçin, por ndërhyri garda. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 10:40 Pas sulmit ndaj Ballës, Noka tenton t’u rrëmbejë kartonët deputetëve të PS (VIDEO) Ndërsa mazhoranca zhvillon votim pa diskutim, Flamur Noka tentoi t’u merrte kartonët deputetëve socialistë. Veprimi i tij pason sulmin ndaj Taulant Ballës.Ndërkohë foltorja është e bllokuar nga deputetët e opozitës që po godasin edhe tavolinat. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 10:31 Kaos në Kuvend, deputetët e opozitës mbajnë të bllokuar foltoren, përmbysin karriget! Hedhin ujë, thirrje: Parlament i krimit (VIDEO) Në rikthimin në seancë pas pushimit, opozita po shkakton kaos në Kuvend. Deputetët kanë përmbysur karriget e tyre dhe vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren. Gjatë kësaj kohe, mazhoranca po vijon me votimin me kartonë të pr.kalendarit.Nga opozita po hidhet edhe ujë, ndërsa nuk reshtin thirrjet “parlament i krimit” dhe “ju erdhi fundi!” P.J/Shqiptarja.com Share Ora 10:29 Tensionet në Kuvend, Berisha udhëzon nga karrigia deputetët se çfarë duhet të bëjnë në foltore! Këshilla Nokës e Strazimirit (VIDEO) Teksa opozita ka bllokuar foltoren që në nisje të seancës, kreu i PD Sali Berisha qëndron i ulur në karrigen e tij duke i dhënë udhëzime të tijëve se çfarë duhet të bëjnë.Në një moment ai ngrihet dhe shihet teksa i thotë diçka Gent Strazimirit dhe Flamur Nokës. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:19 Seanca plenare nis me tensione, Noka i heq me forcë mikrofonin Taulant Ballës (VIDEO) Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me përplasje.Ndërsa mori fjalën për të folur, Flamur Noka i hoqi me forcë mikrofonin, Taulant Ballës."Asnjë deklaratë nuk e justifikon dhunën. Policia po përmbysh detyrën që ajo ka", tha kreu i grupit parlamentar të PS. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:15 Protesta/ PD bllokon foltoren që në nisje të seancës: Duhet zgjidhje politike (VIDEO) Opozita ka bllokuar foltoren që në nisje të seancës plenare.Ata dëgjohen të thonë ‘zgjidhje politike’, për protestën që po mbahet për 10 ditësh në Tiranë. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:01 Sot protestë/ Nga Sinaj te Spiropali, deputetët mbërrijnë më herët në parlament Deputetë të mazhorancës dhe opozitës kanë nisur të hyjnë në parlament të paktën një orë më herët para nisjes së seancës, pasi sot pritet edhe protestë.Deputetët që tashmë kanë mbërritur janë Vullnet Sinaj, Admir Kadeli, Ilva Gjuzi, Arbjan Mazniku, Iris Luarasi, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Pirro Vengu, Mirela Kumbaro etj P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:46 Sulmet me molotovë gjatë protestave, zjarrfikësja në gatishmëri pranë parlamentit (VIDEO) Pas pak minutash, Kuvendi do të mbajë seancën plenare, ndërsa është njoftuar edhe protestë. Brenda parlamentit, në pjesën e pasme, është pozicionuar edhe një zjarrfikëse, në gatishmëri për çdo situatë.Në 9 ditët e shkuara, protestuesit, veç gurëve e sendeve të tjera, kanë hedhur edhe molotovë duke shkaktuar edhe zjarre në disa ministri e gjykata. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:00 Në pritje të protestës, policia vendos kordon sigurie rreth parlamentit (VIDEO) Policia ka rrethuar perimetrin në afërsi të parlamentit duke vendosur barriera metalike te Xhamia e Namazgjasë e deri te hyrja e institucionit. Vihet re se ka automjete të shumta policie, si dhe efektivë pasi sot, pritet që jashtë parlamentit të ketë protestë. P.J/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: kuvend 22 tetor 2026 PD PS reforma territoriale Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento haha: 22/10/2026 17:38 njeri mut e tjetri kake. cfare pret ti nga keta?! Përgjigju Lusiana: 22/10/2026 11:12 Qente le te lehin, karvani vetem perpara! Përgjigju Turi: 22/10/2026 10:42 Po ku je o Muli se na thave syte. Shyqyr qe dole ne tv. Përgjigju Arta: 22/10/2026 10:27 Ja filloi teatri ktu kerkojne interpelance e ktu bejne si qet e rrugeve prandaj jemi katandis keshtu,se bejne per tu duk,ne nje tsahan thot populli hane te gjithe.Diten zihen si qente e lagjes naten shkojne e hane bashke Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.2% Disi 3% Vota total: 11520 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?