Seanca plenare e Kuvendit ka rinisur me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë brenda sallës, ndërsa mazhoranca socialiste ma miratur me shpejtësi projektligjin për Bankën e Shqipërisë. Tensione në Kuvend Seanca e sotme në Kuvendit është tensionuar me ardhjen e kryeministrit Edi Rama në seancë përpara votimit.
Deputetët e PD kanë ndezuar flakadanë në sallë,ndërkohë që mazhoranca ka ndërprerë diskutimet dhe ka kaluar për votim projektligjet.
Mes tymit në sallë, Kuvendi miratoi me 84 vota pro projektligjin për Bankën e Shqipërisë, që i jep imunitet guvernatorit Genc Sejko. Pas përfundimit të votimit, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa situata e tensionuar ka vijuar. Po, ashtu kryetari i Kuvendit Niko Peleshi përjashtoi nga seanca plenare deputetin Bledi Himci, Ivi Kaso, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziun. Seanca plenare nisi mes përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës, me deputetët e Partisë Demokratike që hynë në sallë me pankarta të lidhura me protestat e zhvilluara gjatë dy javëve të fundit.
Teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po prezantonte rendin e ditës, deputetët e opozitës përplasnin duart në tavolina dhe bllokuan foltoren, duke penguar zhvillimin normal të seancës. whatsapp image 2026 10 29 at 110955 whatsapp image 2026 10 29 at 111019 klan thumbnails 3 14 1024x576 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Largoni Gardën!”/ Demokratët nuk tërhiqen nga foltorja, Peleshi ndërpret sërish seancën 29 Tetor 2026, 10:5010:50Politike "I ka një borxh Partisë Socialiste"/ Taulant Balla mesazh Ditmir Bushatit dhe Elisa Spiropalit 29 Tetor 2026, 10:3210:32Politike "Meritojnë plumba gome dhe kocka të thyera”/ Berisha bëri thirrje për dhunë ndaj socialistëve, Peleshi ndërpret seancën 29 Tetor 2026, 10:2210:22Politike Nis me tensione seanca plenare, demokratët bllokojnë foltoren dhe godasin tavolinat 29 Tetor 2026, 10:1410:14Politike Erion Veliaj i shpall luftë të hapur Edi Ramës! 29 Tetor 2026, 10:0610:06Politike PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve për buxhetin 2027: Nuk na janë vënë në dispozicion dokumentet 29 Tetor 2026, 08:4608:46Politike

