Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Reformën Territoriale me 85 vota pro dhe 34 kundër, duke i hapur rrugë një ndarjeje të re administrative të vendit. Sipas projektligjit të miratuar, numri i bashkive do të ulet nga 61 në 46, ndërsa 15 njësi vendore do të shkrihen ose do të bashkohen me bashki të tjera.
Votimi përfundimtar u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së premtes, pas një seance të gjatë parlamentare. Nga 116 deputetët e pranishëm në sallë, shumica mbështeti ndryshimet, duke bërë të mundur miratimin e reformës me një numër votash mbi shumicën e cilësuar të kërkuar.
Edhe pse kishin shprehur rezerva për procesin, deputetët socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj rezultuan se votuan pro projektligjit. Në seancë morën pjesë gjithashtu kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Miratimi u shoqërua me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Gjatë momentit të votimit, deputetë të Partisë Demokratike hodhën sende në drejtim të kryeministrit Rama, ndërsa prania e Ballukut në sallë shkaktoi reagime të forta nga radhët e opozitës.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu drejtua Ballukut me akuza dhe kërkesa për largimin e saj nga Kuvendi, duke e bërë edhe më të tensionuar situatën në sallë.
Më herët, projektligji ishte miratuar edhe në parim me 84 vota pro.
Me ndryshimet e reja, organizimi administrativ i Shqipërisë pritet të pësojë një ristrukturim të ndjeshëm.
Reforma synon një ndarje të re të njësive të qeverisjes vendore, ndërsa zbatimi i saj do të përcaktojë mënyrën se si do të organizohen bashkitë dhe shërbimet për qytetarët në territorin e vendit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

