Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Kuvendi miraton rezolutën, vlerësime për punën e RTSH! Balla kritika: Dështim i madh, harxhim parash! Nuk po ngrihet në nivelin e duhur (VIDEO)


Kuvendi ka miratuar rezolutën për veprimtarinë e RTSH gjatë vitit 2025. Në rezolutën e lexuar nga deputeti i PS, Erio Mile vlerësohet roli i RTSH në përmbushjen e misionit, rritjen e transparencës institucionale, si edhe masat për stabilizimin e situatës financiare.

Kuvendi ka miratuar rezolutën për veprimtarinë e RTSH gjatë vitit 2025. Në rezolutën e lexuar nga deputeti i PS, Erio Mile vlerësohet roli i RTSH në përmbushjen e misionit, rritjen e transparencës institucionale, si edhe masat për stabilizimin e situatës financiare. Kuvendi i lë një sërë detyrash RTSH, përfshirë edhe planin operacional për përfundimin e digjitalizimit të Arkivës. “Kuvendi duke vlerësuar rolin e RTSH në drejtim të përmbushjes së misionit, real e shërbimeve cilësore për te edukuar dhe informuar publikun, duke i shërbyer të gjithë grupeve shoqërisë duke njohur përpjekjet për realizmin e programe cilësore, rritjen e audiencës dhe shtrirjen sa më të madhe në të gjithë vendin, duke konsideruar se veprimtaria e RTSH është kryer në përputhje të plotë me detyrim për të pasur mbulim të paanshëm dhe balancuar të lajmeve të vendit dhe të atyre ndërkombëtare, vlerëson se RTSH gjatë vitit 2025 ka pasur transparencë në strukturën programore të RTSH me 15 kanale televizive e radiofinike, duke mbuluar mbi 95% të territorit me qëllim plotësimin e misionit informativ e argëtues. Ka rritur nivelin e transparencës institucionale. Ka marrë masa për stabilizimin e situatës financiare duke sjellë ulje të pjesshme të detyrimit të prapambetur. Kuvendi kërkon që RTSH të angazhohet në këtë drejtim, të miratojë planin strategjik të shoqëruar me objektiva të matshëm, indikatorë performance dhe mekanizma raportimi periodik 6 mujor për kuvendin, brenda 3 mujorit të tretë të këtij viti. Të racionalizojë portofolin e kanaleve televizive dhe radiofonike drejt një numri më të vogël më identitet të qartë editorial duke shmangur mbivendosjen dhe duke përafruar numrin e kanaleve me kapacitete reale prodhuese e financiare. Të paraqesë plan operacional financiar për përfundimin e digjitalizimit të Arkivës, për të shmangur degradimin të fondi të Arkivës kombëtare, brenda muajit tetor të këtij viti. Të investojë në kualifikimin profesional të gazetarëve dhe stafit teknik. Të rrisë investimet në prodhimin origjinal shqiptar në fushën e informacionit, dokumentarit, kulturës, historisë, dhe programeve për fëmijë”, tha Mile. LEXO EDHE:Organizatori Edison Lika nga protesta para Kryeministrisë fton shqiptarët të bojkotojnë pushimet verore: Është e vetmja mënyrë që të bëni pushime gjithë jetën Por, ndonëse në rezolutë kuvendi vlerëson punën e RTSH, kreu i grupit të PS, Taulant Balla ndau mendim ndryshe. Sipas shefit të grupit parlamentar socialist, RTSH vijon të jetë “dështim i madh” dhe “harxhim parash.” Pavarësisht kontrollit parlamentar për të cilin pati fjalë vlerësimi, nuk tha të njëjtën gjë për televizionin publik. “RTSH vazhdon të jetë një dështim i madh, harxhim parash kot. Pavarësisht vlerësimeve tejet pozitive të Kuvendit, televizioni nuk po ngrihet në nivelin që do të kishim dashur të gjithë pas kaq shumë vitesh përpjekjesh, drejtorësh të ndryshuar. Shpresoj shumë që gjetjet e dy komisioneve, që janë objektive dhe kontrolli parlamentar do të japë efekte. Kontrolli parlamentar do të na japë vlerësimet e duhura, por si njeri shpresëplotë që jam, nuk kam ndonjë shpresë që RTSH do të bëhet”, tha Balla. Lajmi kryesor: Kuvend/ PD e PL bojkotojnë seancën, PS debat me opozitën e re! Muçi: Kujdes kur talleni me protestuesit! Balla: Flamingot fluturuan kur hynë Saliu, Gonia e Qorri (VIDEO) P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: taulant balla rtsh Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.8% Jo! 19% Disi! 3.2% Vota total: 4603 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?