TIRANË– Dekreti i presidentit për emërimin e Ervin Demos në postin e ministrit të Punëve të Brendshme është miratuar edhe nga Kuvendi me 83 vota pro dhe 2 kundër.
Pas miratimit në Kuvend, Demo pritet të betohet para kreut të shtetit Bajram Begaj, hap pas të cilit do të nisë zyrtarisht detyrën e re në krye të Ministrisë së Brendshme.
Ervin Demo merr drejtimin e këtij dikasteri pas ndryshimeve të fundit në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama, i cili largoi nga posti Besfort Lamallarin. Ky i fundit pritet t’i bashkohet sërish ekipit të kryeministrit në Kryeministri. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Deri më tani, Demo ka mbajtur detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor. Me lëvizjen e re, ai do të ketë nën përgjegjësi edhe Ministrinë e Brendshme, duke sjellë një shkrirje të dy dikastereve dhe një zgjerim të përgjegjësive të tij në kabinet./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

