Lajme Zone
Kuvendi i Kosovës sot seancë, në rend dite deklarata për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK
PolitikëReport TV

Kuvendi i Kosovës sot seancë, në rend dite deklarata për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i Deklaratës lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit. Gjithashtu pritet edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i Deklaratës lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit për ish-krerët e UÇK. Pas vendimit prej 81 vitesh burg në total për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, spektri politik përfshirë partinë në pushtet por edhe ato opozitare e cilësuan aktgjykimin e padrejtë dhe bënë thirrje për veprime institucionale në drejtim të vendosjes së drejtësisë. Seanca pritet të nisë në orën 11:00. LEXO edhe...Kosovë/ Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës? Deputetët pritet të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës, përfshirë miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe betimin e deputetëve. Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës. Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë formimin e komisioneve parlamentare, të nevojshme për funksionalizimin e punës së legjislativit. Ndërkohë nëse deri më 6 tetor nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje më 15 nëntor, që do të nënkuptonte zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme në më pak se një vit. Ndërsa të dielën kryeministri, Albin Kurti ka pranuar një letër urimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një porosi nga kongresisti demokrat, George Latimer, që u bëri thirrje partive që të arrijnë ujdi për zgjedhjen e presidentit. P.J/ReportTv.al kosove Kuvendi i kosoves Gjyqi ndaj UCK ne Hage Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.4% Jo 38.5% Disi 7.1% Vota total: 2156 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?