Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i thirrur pas përfundimit të procedurave statutare dhe verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve që kërkuan mbajtjen e tij.Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet në ora 18:00.Kuvendi i Jashtëzakonshëm vjen në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, pasi një grup delegatësh po kërkojnë shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se partia duhet të marrë përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

