Lajme Zone
Kuvend, sherr dhe votime/ PD pengon, por shumica ecën para me miratimet e ligjeve
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kuvend, sherr dhe votime/ PD pengon, por shumica ecën para me miratimet e ligjeve

TIRANË– Seanca parlamentare u përfshi në kaos e tym, këtë të enjte.

TIRANË– Seanca parlamentare u përfshi në kaos e tym, këtë të enjte. Berisha ishte i vetmi që prej tyre që mori fjalën por Peleshi, për shkak të thirrjeve për dhunë, ia hoqi të drejtën për të folur për të gjithë ditën.

Seanca bëri dy ndërprerje, me synim për tu qetësuar situata por asnjë nuk ndyshoi as në vijim. Kjo ishte arsyja përse maxhoranca kaloi shpejtë në votim, pavarsisht një rendi me 19 pika. Demokratët vendosën të rinë të mbledhur në Foltore, ndërsa maxhoranca votoi të gjitha ligjet e planifikuara, që prej ligjit për Bankën e Shqipërisë.

Një prej këtyre ligjeve që morën kartonët jeshilë të socialistëve ishte dhe një marrëveshje për rinovim të konfikteve. Ky projekligj është pjesë e një e një marrëveshjeje “ndërmjet këshillit të ministrave të shqipërisë dhe qeverisë federale të gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2024, me projekt për rinovimin e konvikteve të universiteteve publike në shqipëri. Programi për rinovimin e konvikteve është një grant që jepet nga qeveria gjermane në shumën e deri 20,390,000.00 (njëzet milionë e treqind e nëntëdhjetë mijë) eurove, i parashikuar të shpërndahet në disa faza. Përmes kësaj ndërhyrjeje, synohet përmirësim të kushteve të jetesës dhe të mësimit për studentët.

Disa prej ligjeve të tjera që u miratuan mes tymit lidhen me integrimin europian të shqipërisë. Ligji për “mborjtjen e komumatorit” lidhet direket me integrimin, I parashikuar dhe në kapitullin e 28 të negociatave.

Edhe ligji për Shënderrimin, bashkimin, ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare lidhet drejpërdrejtë më integrimin. Lidhet me kapitullin e 6.

Por në këtë kuadër janë dhe ligjet që u miratuan në këtë seancë, si ligji për Qendrën Kombëtare të Biznesit, për regjistirmin e biznesit, si dhe për shoqëritë tregtare./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet