Pasi Niko Peleshi prezantoi pikën e radhës të rendit të ditës për raportimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabanit në Kuvend, Gazment Bardhi kundërshtoi duke thënë se është provokim ndaj opozitës. Kreu i grupit parlamentar të PD tha se Shabani është ushtar i Ramës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për çështjen. LEXO edhe...Rifillon Kuvendi, propozimi i Ballës: Të ndërpritet këtu, pr.rezolutat i vijojmë seancën e ardhshme “S’mund ta provokoni opozitën duke sjellë për të raportuar në këtë seancë një njeri që është zgjedhur në flagrancë me Kushtetutën. Një njeri që ka keqpëdorur vullnetin e deputetëve të opozitës për të uzurpuar një pozicion kushtetues. Nuk kemi nevojë të dëgjojmë një njeri që s’ka ngritur kurrë zërin gjithë këto muaj, është sjellë si ushtar partie dhe jo si Avokat i Popullit. Largojeni nga salla e parlamentit! Keni shkelur Kushtetutën, grupi ynë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sa kohë nuk ka vendim, respektoni këtë sensibilitet të opozitës”, tha Bardhi. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe Niko Peleshi njoftoi 5 minuta pushim deri në normalizimin e situatës. Lajm në përditësim... Share Ora 16:56 Shtyhet seanca! Peleshi-Bardhit: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush Duke iu drejtuar Gazment Bardhit se s’mund të bllokohet seanca për shkak se opozitës nuk i pëlqen dikush (në këtë rast, Avokati i Popullit), Niko Peleshi hodhi në votim propozimin e Taulant Ballës për të shtyrë pikat e seancës ditën e enjte.“Rendin e ditës e shpall kryetari i Kuvendit, nuk mund të vendosim pas 7 orësh si do ta bëjmë aq më keq në presionin e bllokimit fizik të foltores. Nuk i vlen askujt. Si mund të bllokosh Kuvendin se nuk të pëlqen dikush? Ju thoni është antikushtetues se e shpall unë, të ligjshëm a të paligjshëm e shpallin gjykatat. Nëse do të ishte pranuar nga GJK do ta zbatonim, unë i pari dhe gjithë të tjerët. S’kemi vendim pezullimi, kur të shqyrtohet do të respektohet vendimi i GJK. Këto janë mendime personale apo të një grupi të caktuar. Rendi i ditës nuk mund të ndryshojë gjatë ditës së seancës vetëm sepse kemi bllokim fizik të foltores, do të ishte fundi i parlamentarizmit. Ju e Balla s’keni asnjë tagër të vendosni rendin e ditës të seancës pasardhëse. Keni të drejtë të propozoni, marr si të bazuar në rregulloren propozimin e Ballës për shtyrjen e pikave të kësaj seance ditën e enjte. Jam i detyruar ta hedh në votim të hapur me karton”, tha Peleshi.Shtyrja e seancës u miratua me 76 vota pro dhe 25 kundër. Share Ora 16:49 Bardhi i përgjigjet Ballës: Doni të prishni seancat, hiqni nga raportimi vetëm Avokatin e Popullit! Çështja është në Kushtetuese Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi PS se po përpiqet që të prishë seancën e sotme plenare, si edhe atë të 23 korrikut. Bardhi kundërshtoi propozimin e Taulant Ballës që raportet e institucioneve të diskutohet javën që vjen, duke theksuar se ata kërkojnë vetëm që mos të raportojë Avokati i Popullit, Endri Shabani pasi çështja e zgjedhjes së tij është në Kushtetuese.“Nuk e kuptoj logjikën e propozimit të bërë, se renditja është ndryshe nga ajo e kryetarit të Kuvendit. Nëse bie dakord që të ndërrojmë rendin e ditës, ta vazhdojmë seancën tani. Kanë ardhur për të raportuar, ti dëgjojmë dhe të vazhdojmë diskutimin me institucionet e tjera. Një individ nuk mund të marrë peng institucionin se doni ju. Zotëria nuk mund të vijë të raportojë në seancë plenare, herën e fundit ka fyer deputetët e opozitës. Një njeri që vjen dhe shkel edhe aktin e betimit, të vijë të raportojë sikur s’ka ndodhur asgjë. Ne po themi këtë institucion nuk duam të raportojë. Nisim sipas rendit të ditës me raportimin e KLGJ. Zotëria që e quani Avokat të Partisë, në çdo rast nuk do të raportojë në Kuvend. Doni të prishni edhe këtë seancë, edhe seancën tjetër duke provokuar opozitën”, tha Bardhi. Share Ora 16:47 Rifillon Kuvendi, propozimi i Ballës: Të ndërpritet këtu, pr.rezolutat i vijojmë seancën e ardhshme Taulant Balla propozon mbylljen e seancës së sotme plenare që sot është ndërprerë dy herë pas ndërhyrjes së deputetëve të opozitës për të mos lejuar raportimin e Endrit Shabanit. Balla kërkoi që institucionet e tjera të raportojnë seancën e ardhshme, në një renditje të ndryshme.“Do t'i propozoja seancës që të ndërpritet këtu. Pr. rezoluta për KLGJ, KLP, KLSH, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, ILD dhe Avokatin e Popullit, të kalojë në seancën pasardhëse. U konceptua dhe u kërkua prej meje si kryetar i grupit që të ishte seancë e posaçme raportimesh, nuk u arrit një gjë e tillë. Kërkoj që pasi të dëgjohet një folës pro dhe një kundër, të hidhet në votim propozimi im”, tha Balla. Share Ora 15:35 Rinis seanca, deputetët e opozitës ‘nuk shkulen’ nga foltorja! Peleshi: S’ka shans t’i impononi Kuvendit rendin e ditës! Njoftohet pushimi i dytë Me rikthimin e seancës plenare pas pushimit të njoftuar pasi opozita bllokoi foltoren për të mos lejuar raportimin e Avokatit të Popullit, situata nuk ka ndryshuar. Deputetët e opozitës vijojnë të jenë te podiumi dhe injorojnë thirrjet e Niko Peleshit për të dëgjuar raportin.Niko Peleshi: Nuk e kemi arenë gladiatorësh parlamentin. Lironi foltoren! Takojeni pas raportimit. Mos u impononi mendimin tuaj kolegëve të tjerë që janë ulur dhe po presin të dëgjonë raportin. Mos u bëni pengesë e zbatimit të Kushtetutës. Ju lutem uluni!-Ne nuk e njohim!Niko Peleshi: Ka të tjerë që e njohin! Në këtë sallë jeni të detyruar të respektoni rregulloren dhe detyrimin e institucioneve të raportojnë. Uluni, nuk jeni këtu për forcën fizike! Nuk jemi këtu për përleshje! Jemi për të përplasur mendimet, jo kokat! Pa dëgjuar raportin, nuk mund të diskutojmë në ajër! Nuk ka shans t’i impononi Kuvendit rendin e ditës!Seanca kaloi në pushimin e dytë, sërish 5 minuta. Share P.J/ReportTv.al Kuvend 20 korrik 2026 endri shabani avokati i popullit taulant balla Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 66% I gabuar 25.4% Nuk e di 8.6% Vota total: 1122 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
