Në Kuvend ka nisur shqyrtimi për marrëveshjen e huasë direkte midis Shqipërisë dhe SHBA-ve për financim të jashtëm ushtarak prej 302 milionë dollarësh. Shefi i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se marrëveshja është dëshmi e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Ajo parashikon investime për mbrojtjen edhe në kuadër të angazhimit që Shqipëria ka ndaj NATO-s. Vendi ka 48 muaj kohë për të aktivizuar fondet dhe 12 vjet për ta shlyer. Kredia ofron mundësi periudhe 'grace' deri në një vit dhe të drejtën për parapagim pa penalitete. “Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-të. Është dëshmi konkrete e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s. Siguria dhe mbrojtja janë prioritete strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 vjet. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë”, tha Balla. LEXO EDHE:Shehaj vjedh marrëveshjen sekrete me SHBA dhe ikën me vrap! PS kërkon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi: Të referohet edhe në SPAK (VIDEO) Ndërsa për Gazment Bardhin, opozita nuk është vendosur në dijeni të marrëveshjes dhe procedura e ndjekur është në shkelje të Kushtetutës. “Kushtetuta për ju është firma e Edi Ramës, për ne është kontrata që kemi lidhur me qytetarët shqiptarë. Na foli për marrëveshje historike, keni pasur 14 vite kohë për të plotësuar buxhetin e sigurisë, na flet ti ne që s’kuptojmë marrëveshjen? Kur e quaje NATO-n natë, grupi këtej firmoste anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes së Shqipërisë në shkelje të angazhimit në NATO ndërkohë që Rama mburret publikisht duke gënjyer. Qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim dëmin që i shkakton besueshmërisë së Shqipërisë. Ne nuk e disponojmë marrëveshjen, s’na është vënë në dispozicion. Marrëveshja është e mirëpritur sepse Shqipërisë i duhen investime të tilla. Reagimi është i vonuar”, tha Bardhi. Pas tij, Sali Berisha tha se nuk votojnë procedura antikushtetuese. Peleshi tha se çdo deputet duhet të informohet mbi marrëveshjen dhe ta lexojë plotësisht atë kundrejt firmosjes së një deklarate konfidencialiteti. Me 75 vota pro dhe kundërshtime nga deputetë të opozitës që u dyndën te foltorja, u miratua futja me procedurë të përshpejtuar në Kuvend. Gjatë kësaj kohe marrëveshja do të kalojë per shqyrtim në një mbledhje të përbashkët mes komisionit të sigurisë dhe Ekonomisë. Pas miratimit në komision, kalon për votim në seancë plenare. Seanca për miratimin e marrëveshjes do të mbahet në orën 15:00. Projektligji për marrëveshjen e huasë me SHBA-të Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:41 Huaja 302 mln $ nga SHBA për pajisje ushtarake me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, opozita: Pro marrëveshjes, ta miratojmë të premten Opozita ka dalë me një deklaratë të përbashkët për shtyp, pasi marrëveshja e huasë me SHBA-në për pajisje ushtarake u fut me urgjencë në rend dite. Grupi i PD, PL dhe Aleanca për Ndryshim thonë se janë pro marrëveshjes me SHBA, por kundër mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament. Opozita kërkon që marrëveshja të miratohet të premten. DEKLARATË PËR SHTYPPO marrëveshjes me SHBA!JO mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament!Ky është qëndrimi i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh që Shqipëria merr nga SHBA për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake.Shqipëria ka nevojë të rrisë investimet në mbrojtje dhe të përmbushë detyrimet ndaj NATO-s, por, siç bën me çdo gjë që ka lidhje me SHBA, Edi Rama po bën pis edhe këtë marrëveshje, duke kërkuar që Kuvendi të shkelë Kushtetutën për të mbuluar dështimet e qeverisë së tij.Çdo marrëveshje strategjike me aleatin tonë më të rëndësishëm meriton transparencë, debat dhe respektim të Kushtetutës, jo procedura të improvizuara antidemokratike, si ato që qeveria po imponon me dhunën e kartonit dhe që e kthejnë Kuvendin në noter të qeverisë.Kjo nuk është urgjencë as e Shqipërisë, as e SHBA-së. Është urgjencë e një qeverie që për vite zgjodhi korrupsionin në vend të përmbushjes së detyrimeve ndaj Aleancës dhe sot kërkon të mbulojë dështimet e veta duke shkelur Kushtetutën.Partia Demokratike e anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Ne e pranojmë këtë marrëveshje në parim, por nuk do të pranojmë kurrë që marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të përdoren si justifikim për të shkelur Kushtetutën.Aleanca me SHBA forcohet duke respektuar ligjin, jo duke e shkelur atë. Ne na duhet standardi i anëtarëve të Kongresit amerikan, jo standardi i Taulant Ballës dhe Edi Ramës.Me qëllim që të zbatohet Kushtetuta, kemi propozuar që sot sëbashku të miratojmë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar, të marrim marrëveshjen për ta shqyrtuar duke garantuat mospublikimin, dhe kemi propozuar që miratimi të bëhet të premten, ku grupet tona parlamentare garantuan prezencën e tyre dhe voton pro marrëveshjes. Kryetari i Kuvendit ra në parim dakord dhe më pas kjo u pengua nga Edi Rama. Por Edi Rama e ka zeruar Kushtetutën dhe Parlamentin. Qëllimi i tij është të poshtëroje institucionet e vendit. Është fakt që Qeveria e ka miratuar marrëveshjen në parim në datën 19 Qershor 2026 dhe ka patur 5 javë kohë për ta sjell për ratifikim në Kuvend. Ne i qëndrojmë propozimit tonë konstruktiv që deputetëve tu jepet mundësia të njihen me marrëveshjen dhe miratimi i saj të bëhet në një seancë plenare të posaçme ditën e premte të kësaj jave. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 11:09 Futet me procedurë të përshpejtuar huaja 302 mln $ nga SHBA për pajisje ushtarake, Berisha: Antikushtetuese, nuk e votojmë Marrëveshja për kredi 302 mln $ nga SHBA u fut në diskutime me procedurë të përshpejtuar. Sali Berisha akuzoi se kjo prpcedurë po bëhet në kundërshti me Kushtetutën dhe se PD nuk do ta votojë.“Është akt i turpshëm i Ramës, i cili një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje, për çka PD është mirënjohëse, do me çdo kusht ta kalojë me procedurë jo kushtetuese. Ka një përcaktim kushtetues e cila nuk lejon votimin me procedurë të përshpejtuar pa një afat minimal një javor. Kërkon ët dhunojë kush dhe të para si flamurtar për plotësimin e buxhetit të NATO-s. Ne nuk votojmë në procedura anti kushtetuese. Ne jemi pro kredisë, por në kërkojmë që kjo procedurë të bëhet në përputhje me kushtetutën dhe jo vullnetin antikushtetues të Ramës. Qeveria e SHBA e ka dorëzuar në qeverinë shqiptare këtë marrëveshje muaj më parë. Kaloi në qeveri me 20 e ca qershor dhe e mbajtën nga 20 e ca qershori për ta sjellë në kuvend me 24 korrik dhe për ta kaluar me çdo kusht me procedurë të përshpejtuar. Grupi i PD ofroi propozimin e saj për të ndjekur rregullin kushtetues, në mënyrë që kuvendi të mblidhet dhe të enjten. Rëndësi ka që në mënyrë absolute nuk votojmë në procedura antikushtetuese”, tha Berisha. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 10:57 Huaja 302 mln $ nga SHBA, Bardhi: Opozita s'e disponon marrëveshjen! Jemi pro, Shqipërisë i duhen këto investime Gazment Bardhi pretendoi se opozita nuk është vënë në dijeni të marrëveshjes së huasë prej 302 mln $ nga SHBA dhe nuk e disponon. Ai tha se Kushtetuta detyron shpërndarjen te deputetët, por kjo s'ka ndodhur. Shefi i grupit të PD tha se marrëveshja është e mirëpritur, por nënvizoi se qeveria nuk ka përmbushur dot angazhimin për sigurinë si vend anëtar i NATO-s.“Kushtetuta për ju është firma e Edi Ramës, për ne është kontrata që kemi lidhur me qytetarët shqiptarë. Na foli për marrëveshje historike, keni pasur 14 vite kohë për të plotësuar buxhetin e sigurisë, na flet ti ne që s’kuptojmë marrëveshjen? Kur e quaje NATO-n natë, grupi këtej firmoste anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes së Shqipërisë në shkelje të angazhimit në NATO ndërkohë që Rama mburret publikisht duke gënjyer. Qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim dëmin që i shkakton besueshmërisë së Shqipërisë. Ne nuk e disponojmë marrëveshjen, s’na është vënë në dispozicion. Marrëveshja është e mirëpritur sepse Shqipërisë i duhen investime të tilla. Reagimi është i vonuar”, tha Bardhi. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 10:45 302 mln $ hua nga SHBA, Balla: Marrëveshje historike, konfirmon besimin e Amerikës! Siguria dhe mbrojtja, prioritete strategjike Shefi i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se marrëveshja e huasë prej 302 mln $ është dëshmi e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Ajo parashikon investime për mbrojtjen edhe në kuadër të angazhimit që Shqipëria ka ndaj NATO-s. Vendi ka 48 muaj kohë për të aktivizuar fondet dhe 12 vjet për ta shlyer.“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-të. Është dëshmi konkrete e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s. Siguria dhe mbrojtja janë prioritete strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 vjet. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë”, tha Balla. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: gazment bardhi kuvend 27 korrik 2026 Komento Komente Sula: 27/07/2026 12:56 Sikur plaku mere tha jo ,apo tani ju mbush mendja e ju tha po ,votojeni i dridhen leqet e kembeve, plakut mere kur flitet per shba Përgjigju Gjergji: 27/07/2026 12:15 Fare mos llogaritni at bande politike Saluk muljane.Ecni perpara.Ne vend qe te punojne per te miren e Shqiperis,kerkojne ne fund te fundit shkstrrimin e saj.Vazhdimisht.BRAVOO.... Përgjigju Frt: 27/07/2026 11:51 Çfarë ke votuar pa interesin tat? dhe duke shpifur, kundërshtuar gjdo reforë, dhe kundra Shqipërisë mo ordiner komunist Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 62.9% Jo 30.2% Nuk e di 7% Vota total: 5087 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
