Lajme Zone
Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja sot në Gjykatën e Lartë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë të martë, masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi çështja u rikthye për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë të martë, masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi çështja u rikthye për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi. Në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, Gjykata e Lartë do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak. LEXO edhe...‘Arresti’ i Veliajt nesër në Gjykatë të Lartë, Bardhi: Rama po bën gjithçka për ta nxjerrë nga qelia, ndërkombëtarët të monitorojnë procesin Shumica e gjyqtarëve kushtetuese vendosi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj ai duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është edhe drejtues i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës. Rishqyrtimi i masës arrest me burg për Veliajn do të bëhet në një kohë që Gjykata e Lartë rishikoi një vendim unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij. Vendim i cili parashikon se masa e arrestit me burg duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative. Lajm ne perditesim... ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al arrestimi i erion veliajt erion veliaj gjykata e larte gjykata kushtetuese Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 8397 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?