Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë. Top Channel

