Lajme Zone
Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Parashikimi i motit, 24 gusht 2026
Të tjeraBalkanWeb

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Parashikimi i motit, 24 gusht 2026

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash dhe hera-herës deri të dendura kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet kodrinore dhe kryesisht ato malore të vendit reshje shiu afatshkurtra, lokale dhe në formën e pikave. Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: parashikimi i motit