Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore.
Era me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe
zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë. Top Channel

